7.9 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Policia: Dyshohet se busti i “Terezës” është rrëzuar për shkak se nuk ka qenë i shtrënguar mirë

Më të lexuarat

(E plotësua) Policia e Kosovës ka dhënë dy versione për rrëzimin e bustit të Nënës Terezë në Mitrovicë.

Zëdhënësi i Policisë, Avni Zahiti ka thënë se policia tashmë ka nisur hetimet dhe janë duke u kryer ekzaminimet për t’u kuptuar se pse është rrëzuar busti.

Ai ka treguar se dyshimet e para janë se bazamenti i bustit nuk ka qenë i sigurt pa përjashtuar edhe dorën e njeriut.

“Janë dy pista dyshimesh: përveç faktorit njeri dyshohet se edhe bazamenti që ka qenë i vendosur busti nuk ka qenë i sigurt për shkak se shtrafat të cilat e mbanin bustin nuk kanë qenë të shtrënguara mirë”, ka thënë Zahiti për Express.

Sipas tij, busti nuk është dëmtuar shumë përveç njërës pjesë të këmbës.

“Policia tashmë ka marrë edhe video incizimet, ka kontrolluar vendin e ngjarjes dhe ka nisur zyrtarisht hetimet për të kuptuar se pse ka ndodhur kjo”, ka thënë ai.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit