9.5 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Si ndikon limoni në organizëm?

Më të lexuarat

Në masë të madhe rritet nëpër botë, ndërsa me bollëk rritet edhe në Indi, Shri Lankë, Malajzi, Meksiko dhe Indinë perëndimore.

Kjo pemë universale dhe e preferuar me vete sjell shumë dobi shëndetësore dhe mbron nga një numër i madh i sëmundjeve, prandaj me të drejtë mund ta quajmë superushqim.

Limoni në mënyrë të favorshme ndikon në punën e mëlçisë, zorrëve, stomakut, sistemit të imunitetit, atij nervor dhe kardiovaskular, ndërsa është i mbushur me nutrientë si bioflavonoidet, pektinet, acidi folik, vitaminat C, A, B1, B6, kaliumi, kalciumi, magnezi, fosfori dhe mangani. Limoni po ashtu vepron edhe si antibiotik natyral i cili mbron nga bakteret dhe viruset. Aciditeti i tij largon bakteret e dëmshme dhe njëkohësisht tërheq edhe bakteret e dobishme për sistemin tonë tretës.
Konsumimi i rregullt i limonit, përveç kësaj mund të ndikojë edhe në parandalimin e sëmundjeve si bronkiti, artriti, ftohja dhe gripi, tensioni i lartë i gjakut, infeksionet bakteriale, gurët e veshkave dhe tëmthit, ndërsa sipas hulumtimeve më të reja edhe të kancerit. 

Lëngu i limonit ka veprim të fortë antibakterial i cili është dëshmuar me eksperimentet e ndryshme në të cilat bakteret e malaries, kolerës, difterisë, tifos dhe sëmundjeve tjera janë shkatërruar pikërisht me lëngun e limonit.

Edhe pse ekzistojnë mënyra të ndryshme si mund ta përfshini në ushqimin e përditshëm këtë artikull të vlefshëm, ndoshta mënyra më e thjeshtë është që çdo ditë të pini një deri dy gota ujë të vakët me limon. Nuk duhet të konsumohet lëngu i koncentruar i limonit, sepse përmban acide të dëmshme për smaltin e dhëmbëve. Prandaj më së miri është të konsumohet i holluar me ujë. Një gotë ujë me limon menjëherë pas zgjimit ka efekt të shkëlqyeshëm në shëndet, ndërsa përdoret edhe për stimulimin e tretjes dhe eliminimin e toksinave nga organizmi. 100 g limon mbulon 71 për qind të nevojave ditore për vitaminë C te personat e rritur, si dhe 7 për qind të nevojave ditore të kaliumit, 1 për qind kalcium dhe 9 për qind të magnezit.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit