“Në Gaza sot: Kush kujdeset për ta? Kush u qëndron pranë?”

Më të lexuarat

Në Gaza sot – e premte, 11/07/2025
Mes rrethimit, bombardimeve dhe urisë…
Çmimi i një kilogrami miell ka arritur në 80 shekelë izraelite!

Në valutë të huaj:
🔻 24.0 dollarë amerikanë (USD)
🔻 17.1 dinarë jordanezë (JOD)
🔻 20.6 euro (EUR)
🔻 1,194 paundë egjiptiane (EGP)
🔻 88.0 dirhemë emiratas (AED)
🔻 89.6 rialë sauditë (SAR)
🔻 87.2 rialë katarias (QAR)
🔻 7.3 dinarë kuvajtianë (KWD)

🍞 Po, ky është çmimi i një buke në kohë lufte dhe urie.

A mund ta imagjinojë dikush si jetojnë mijëra familje të rrethuara, që kanë humbur shtëpitë, burimet e jetesës dhe të dashurit e tyre?

A do të zgjohet ndonjëherë ndërgjegjja njerëzore?
A do të mjaftohemi vetëm me heshtje?

Në Gaza, ne nuk dëshirojmë më ushqime të shijshme…
por një copë bukë që të mbajë gjallë atë që ka mbetur nga dinjiteti ynë.

Fëmijët nuk qajnë më nga uria,
sepse i ka rraskapitur lodhja… dhe i ka heshtur dhimbja.

Fisnikët lypin me sytë e tyre,
ndërsa gratë qëndrojnë në radhë poshtërimi, pa premtim, pa bukë.

Dyert e ndihmave janë mbyllur,
dhe mëshira po jep shpirt pas barrikadave.

Gaza po dënohet sepse kërkoi lirinë e saj,
prandaj iu mohua edhe kafshata e bukës.

 

E shkroi Islam Badr, korrespondent i televizionit Al Araby

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit