4.8 C
Pristina
Friday, December 6, 2024

Shqiptari në krye të armatës maqedonase

Më të lexuarat

Maqedonia ka zgjedhur një gjeneral shqiptar në krye të Armatës.

Ditën e sotme në Maqedoni janë zhvilluar manifestime për 20-vjetorin e Armatës së Republikës së Maqedonisë, ku ministri i Mbrojtjes, Fatmir Besimi, dhe shefi i shtabit të përgjithshëm, Gorjanço Kotevski, i dhanë gradën e kreut të ARM-së, gjeneral oficerit shqiptar, Muhamed Racaj.

Në ceremoninë e organizuar në oborrin e ministrisë së Mbrojtjes, Besimi të pranishmëve iu drejtua në gjuhën shqipe. Ai tha se do të angazhohet për një armatë moderne, e cila do të jetë garanci për paqen dhe stabilitetin dhe ndërtimin e mirëbesimit në vend.

Numri i ushtarakëve shqiptarë të emëruar në Armatën e Maqedonisë është rritur duke shkuar në 171 nga 109 eprorë shqiptarë që ishte më parë, po ashtu janë emëruar edhe mbi 100 nënoficerë.

Sa i përket pozitave udhëheqëse në ARM, po në këtë periudhë, sipas të dhënave të ministrisë së Mbrojtjes janë 39 shqiptarë dhe paralajmërohet se deri në fund të vitit numri i tyre do të rritet edhe me 18 të tjerë.

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm, Koteski nuk e anashkaloi rastin e fundit me përkuljen e ushtarëve të ARM-së në Sllupçan para dëshmorëve të UÇK-së. Ai tha se nuk do të lejojë askënd që të keqpërdorë pjesëtarët e ARM-së për përfitime politike.

“Si shef i Shtabit, nga të gjithë pjesëtarët e Armatës kërkoj mbështetje, profesionalizëm, disiplinë dhe përgjegjësi në punë. Kjo është më tepër se e nevojshme për realizimin e qëllimeve mbrojtëse. Ata të cilët nuk mund t’i plotësojnë këto kritere dhe vlera morale, nuk e kanë vendin në radhët e Armatës. Nuk do të lejoj thyerjen e shigjetave politike mbi kokat e pjesëtarëve të ARM-së për interesa partiake”, tha Koteski.kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit