14.1 C
Pristina
Friday, November 8, 2024

Kirurgët i largojnë pirunin 9-inch nga stomaku

Më të lexuarat

Kirurgët kanë hequr një pirun plastik, nëntë- inch nga stomaku i një njeriu i cili e kishte mbajtur atë për 10 vjet.

Lee Gardner, 40 vjeçar, aksidentalisht kishte gëlltitur pirunin, kur ai ishte duke luajtur me atë në gojën e tij, një dekadë më parë.

Por ai gjatë kësaj jave ka nxituar për në spital, pasi që kishte gjakderdhje.

Mjekët menjëherë kanë gjetur shkakun, kur ata kanë përdorur një aparat fotografik për të shqyrtuar stomakun e tij.

Kirurgu Hanis Shiwani ka kryer operacionin 45 min. për të hequr pirunin në spitalin e Qarkut në Barnsley.

Lee, nga Barnsley tha: “Ndërsa ata më kontrollonin mjeku më pyeti se a jam i sigurt se nuk kam gëlltitur asgjë ? Unë i thashë “jo” atëherë ai më tha se unë brenda kam një pirun dhe pastaj mu kujtua se e kam gëlltitur rastësisht , nuk mund të besoja këtë”

“Unë kurrë nuk kam pasur ndonjë problem me barkun tim, përveç disa vjet më parë kur jam kërrusur dhe kam ndier një dhimbje të vogël në stomak ”

Koka e pirunit ishte ndalur në stomakun e tij, duke i dhënë presion stomakut të tij duke i shkaktuar ulcerën që rezultoi me gjakderdhje.kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit