7.7 C
Pristina
Saturday, March 2, 2024

Shqipëria ndihmon Kosovën pas vërshimeve

Më të lexuarat

Si pasojë e shirave të rrëmbyeshëm – që nisën dje – vërshimet kanë prekur disa komuna të Kosovës. Për t’u dalë në ndihmë banorëve të komunave të prekura, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, njoftoi se vendi i tij ka nisur për në Kosovë trupa dhe mjete të Forcave të Armatosura për t’i mbështetur ata. “Trupat dhe mjetet tona të Forcave të Armatosura, për të mbështetur banorët e disa prej komunave në Kosovë, të cilat janë prekur shumë rëndë nga përmbytjet, si pasojë e reshjeve të jashtëzakonshme”, shkroi ai më 20 janar në rrjetin social Facebook. Vërshimet kanë prekur më së shumti komunat: Skenderaj, Mitrovicë e Jugut dhe Istog, duke dëmtuar ekonomi familjare, biznese, kultura bujqësore dhe infrastrukturën rrugore. Zyrtarë të komunave më të prekura nga vërshimet kanë thënë të premten se situata është më e qetë. Qeveria e Kosovës dhe ministria e Punëve të Brendshme thanë më 19 janar se kanë ngritur nivelin e gatishmërisë në të gjitha komunat. Ndërsa sot, MPB tha se duke pasur parasysh që situata për momentin është më stabile, për shkak të ndërprerjes së reshjeve të shiut dhe rënies së niveleve të ujërave, ky institucion mbetet i angazhuar të sigurojë rrugët kryesore dhe alternative të qarkullueshme, dhe “në koordinim me Ndërmarrjet Publike, të sigurojë ujë të pijes, si dhe të plotësojë nevojat të tjera të mundshme të qytetarëve nga zonat e vërshuara”. Fëmijët larg, e vetë pa strehë: Lufta me vërshimet Pasojat nga vërshimet në Kosovë Shiu shkakton vërshime në disa komuna të Kosovës Shirat e rrëmbyeshëm shkaktojnë shpesh vërshime në Kosovë. Vlerësohet se dëmtimi i shtretërve të lumenjve, si pasojë e nxjerrjeve të paligjshme të zhavorrit, kontribuon shumë në përmbytjen e zonave.

/rel/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit