12.2 C
Pristina
Thursday, May 16, 2024

Shqipëria dhe EBA nënshkruajnë memorandumin e mirëkuptimit për konsultime politike

Më të lexuarat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Ditmir Bushati, realizoi një vizitë në Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA) me ftesë të homologut të tij, Sheiku Abdullah bin Zayed al-Nahyan…

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Ditmir Bushati, realizoi një vizitë në Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA) me ftesë të homologut të tij, Sheiku Abdullah bin Zayed al-Nahyan.

Sipas një njoftimi nga Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Ditmir Bushati ndoqi punimet e Forumit Sir Bani Yas në EBA, një platformë e diskutimit politik që trajton çështjet dhe sfidat me të cilat përballet Lindja e Mesme dhe impakti i tyre në arkitekturën evropiane të sigurisë.

Gjatë punimeve të këtij forumi, ministri Bushati zhvilloi një takim me ministrin e Punëve të Jashtme të EBA-s, Abdullah bin Zayed al-Nahyan.

“Të dy ministrat vlerësuan nivelin e marrëdhënieve mes dy vendeve duke vënë theksin në bashkëpunimin ekonomik dhe financimin e projekteve infrastrukturore në Shqipëri nga Emiratet. Në këtë kuadër, ministri Bushati kërkoi mbështetje për financimin e projektit për zgjatimin e bulevardit të ri të Tiranës”, thuhet në njoftim.

Në fund të takimit, dy homologët nënshkruan memorandumin e mirëkuptimit për konsultime politike midis Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme të Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Jashtme të Emirateve të Bashkuara Arabe. / AA

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit