14.7 C
Pristina
Monday, April 29, 2024

Erdogan: Një komb që i kthen shpinën rinisë, rrezikon të ardhmen dhe pavarësinë e tij

Më të lexuarat

Erdogan: Një komb që i kthen shpinën rinisë, rrezikon të ardhmen dhe pavarësinë e tij

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, deklaroi të dielën se një komb që u kthen shpinën të rinjve, rrezikon të ardhmen dhe pavarësinë e tij.

Aktivitetet me rastin e Javës së Ditëlindjes së Profetit Muhamed filluan në Stamboll me një program ku i pranishëm ishte edhe Presidenti Erdogan.

Në fjalën përshëndetëse për fillimin e aktiviteteve të kësaj jave të shënuar, kreu i shtetit turk theksoi se jeta e Profetit Muhamed është një udhërrëfyes për brezat e ardhshëm.

“Islami është e pamundur të jetojë pa sunetin dhe moralin. Sa më e fortë të jetë lidhja e një myslimani me jetën shembullore të profetit tonë, aq më e fuqishme do të jetë edhe lidhja e tij me fenë”, tha ai.

Java e Ditëlindjes së Profetit Muhamed, tema e sivjetme e së cilës është “Profeti Ynë dhe Rinia”, do të festohet me aktivitete të ndryshme deri më 24 nëntor.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit