16.8 C
Pristina
Tuesday, May 21, 2024

Shpërthim në derë të shtëpisë së kryeredaktorit të RTK-së

Më të lexuarat

Përmes rrjetit social Facebook, Yll Limani, djali i kryeredaktorit të RTV Kosova, Mufail Limani, njoftoi sot për një shpërthim në derën e shtëpisë ku banon i ati dhe familja e tij.

“Sulm kriminal kundër kryeredaktorit të RTK-së, Mufail Limani, dhe familjes se tij. Akti u ndërmor sot në orën tre të mëngjesit nga persona të panjohur, në shtëpinë ku banon kryeredaktori i RTK-së me familje. 

Fatmirësisht Mufaili dhe familja e tij shpëtuan nga përpjekja kriminale, që si qëllim kishte zjarrvënien përmes një bombole gazi, të vendosur në derën kryesore të shtëpisë së tij. Policia është duke e hetuar rastin. 

Ky akt tregon fuqinë kriminale të grupeve të caktuara në dëm të rendit, ligjit e sigurisë, mbi të gjitha për qytetarët e Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e Yllit përmes Facebookut./koha/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit