15.2 C
Pristina
Wednesday, May 1, 2024

Pakistan – Nnjë gjykatë përjashton nga zgjedhjet përgjithmonë ish-presidentin Musharaf

Më të lexuarat

Një gjykatë pakistaneze përjashtoi sot përgjithmonë nga zgjedhjet ish-presidentin Pervez Musharraf, aktualisht në paraburgim, pas kthimit nga mërgimi.

Musharraf, katër vjet në mërgim, shpresonte të merrte pjesë në zgjedhjet legjislative më 11 maj.

Kandidatura e tij u refuzua nga komisioni zgjedhor, pasi kishte “shkelje” në Kushtetutë gjatë kohës, kur ai ishte president.

“Një gjykatë në Peshauar refuzoi sot dhe për më tepër ndaloi Musharrafin, 69 vjeç, nga çdo kandidim për zgjedhje deri në fund të jetës së tij”, theksuan burime zyrtare vendase.

“Përveç kësaj, ish-presidenti do të qëndrojë në paraburgim në vilën e tij në Islamabad deri më 14 maj, pra gjatë zgjedhjeve të përgjithshme”, shtuan burimet zyrtare vendase./trt/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit