12.2 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Shpallet gjendje e jashtëzakonshme në New York – më shumë njerëz po vdesin nga dhuna e armatosur sesa COVID-19

Më të lexuarat

Guvernatori i New Yorkut, Andrew Como nënshkroi një urdhër ekzekutiv për shpalljen e një gjendjeje “katastrofe emergjente” për shkak të dhunës në shtet.

Andrew Como tha se ata “kaluan nga një epidemi në tjetrën”. “Ne shkuam nga coronavirusi në një epidemi të dhunës së armatosur. Më shumë njerëz po vdesin nga dhuna me armë sesa nga COVID-19”, tha Cuomo në një konferencë shtypi.

Njoftimi pason një seri të shtënash gjatë fundjavës së festave në qytetet anembanë SHBA-së. Cuomo tha se dëshiron që të gjithë ta kuptojnë shkallën e problemit, transmeton Telegrafi.

Siç tha ai, shteti do të krijojë Zyrën për Parandalimin e Dhunës së Armatosur brenda Ministrisë së Shëndetësisë të këtij shteti federal.

“Lufta kundër dhunës së armatosur nënkupton heqjen e armëve të paligjshme nga rrugët”, shkroi Cuomo në Twitter.

Ai shton se 74 për qind e armëve të përdorura në qytetin e New Yorkut u blenë jashtë kufijve të shtetit. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit