8.2 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Cristiano Ronaldo vendos të qëndrojë te Juventus, kërkon zgjatjen e kontratës

Më të lexuarat

 

Cristiano Ronaldo duket se ka vendosur të qëndrojë në Torino. Menaxheri i tij Jorge Mendes, i ka kërkuar Juventusit t’i zgjasë kontratën superyllit portugez deri në qershor 2023, raportojnë mediat italiane. Ish-ylli i Manchester Unitedit dhe Real Madridit e ka vetëm edhe një vit në kontratën e tanishme me Juventusin dhe sipas mediave italiane, ai dëshiron të qëndrojë në Torino për edhe një sezon tjetër. Sipas “Gazzetta dello Sport”, bisedimet mes palëve nuk kanë nisur ende, por Juventusi është njoftuar me dëshirën e Ronaldos për ta vazhduar marrëveshjen deri në verën e vitit 2023. Juventusi është i vetëdijshëm se Mendesi ia ofroi Ronaldon PSG-së dhe Manchester Unitedit në fund të sezonit, por asnjëri prej këtyre dy klubeve nuk shfaqi interesim për 36-vjeçarin. Juventusi ka kërkuar kohë për ta marrë vendimin, duke qenë se Ronaldo është lojtari më i paguar në klub me pagë vjetore prej 31 milionë eurove. Megjithëse ai i shënoi 100 gola gjatë tri viteve në Torino, pandemia e koronavirusit e ka bërë të vështirë për bardhezinjtë që ta mbajnë portugezin edhe më gjatë me një pagë aq të lartë.

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit