Kur muslimani e kupton mirë realitetin e jetës dhe e di se burimet e kënaqësisë, lumturisë dhe rehatisë janë të kufizuara e kalimtare, sipas konceptimit të drejtë islam, shumë prej kënaqësive të kësaj bote humbin vlerën e tyre në sytë e tij, sidomos kur Ahireti është i pranishëm në mendjen dhe zemrën e çdo besimtari të mençur.
Në këtë kontekst, Imam Sufjan Eth-Thevriu (Allahu e mëshiroftë) ka thënë:
“Nga mirësitë e kësaj bote nuk më kanë mbetur veçse tri gjëra:
• Një vëlla të besueshëm për hir të Allahut, që e fitoj në shoqërinë e tij një të mirë; nëse më sheh duke devijuar, më drejton, e nëse më sheh të qëndrueshëm në rrugën e drejtë, më inkurajon;
• Një furnizim të gjerë e hallall, për të cilin nuk kam ndaj Allahut ndonjë përgjegjësi për shkak të fitimit me haram dhe as ndaj ndonjë krijese ndonjë detyrim apo borxh mirënjohjeje;
• Dhe namazin me xhemat, me të cilin i plotësoj mangësitë e mia dhe fitoj shpërblimin e tij.”
(“Huljetul-Evlija”, 7/61)
