15.9 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Shkup, 28 zjarre nga moti i lig

Më të lexuarat

Ekipet zjarrfikëse të Shkupit nga mbrëmë, deri sot në mëngjes, kanë shuar zjarre në 28 lokalitete në qytet dhe rrethinë, e që janë paraqitur si pasojë e motit të lig i përcjellë me erë të fuqishme.

Bllagoja Menkovski, udhëheqës i Njësitit zjarrfikës informoi se është intervenuar dhe me sukses janë shuar zjarret, midis të tjerave edhe në shtëpi individuale në fshatin Moranë, është shuar bari i thatë i që kishte marrë flakë, një depo me material ndërtimor, automjete udhëtarësh. “Zjarret janë shuar pa pasur zjarrfikës të lënduar dhe qytetarë. Shërbimet kujdestare zjarrfikëse janë në terren, maksimalisht të mobilizuar për lokalizim të zjarreve”, deklaroi Menkovski. Sipas tij, për zjarret shkak ka qenë moti i keq që mbrëmë e kaploi Shkupin. Ai konsideron se në raste të këtilla mjafton edhe moskujdesi më i vogël i faktorit njeri, por gjithsesi, është vendimtare rryma e fortë e ajrit, e cila shkakton fërkim të kabllove me intensitet të lartë dhe krijim të shkëndijave. Sipas tij, zjarre janë paraqitur mbrëmë në Gjorqe Petrov, Kisella Vodë, Draçevë dhe Qendër./albtime/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit