11.5 C
Pristina
Monday, April 29, 2024

Shkëputet luhatësja, një i vdekur dhe disa të lënduar në një park lojërash në Ohio (Video,+16)

Më të lexuarat

Një person është i vdekur dhe shtatë të tjerë janë plagosur, tre prej të cilëve janë në gjendje kritike, pasi një luhatëse u shkëput nga sistemi në një park lojërash në Ohio.

Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, i vdekuri është një mashkull 18-vjeçar.

Qendra Mjekësore e Grantit në Columbus ka pranuar tre pacientë, ka thënë zëdhënësi i spitalit Mark Hopkins për ABC News.

E sipas autoriteteve dy nga tre pacientët janë në gjendje të qëndrueshme, ndërsa i treti është në gjendje kritike.

Ata kanë thënë se spitali nuk pret ndonjë pacient shtesë.

 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit