22.8 C
Pristina
Monday, April 29, 2024

Shih hartën e re: kush dhe çfarë kontrollon në Ukrainë

Më të lexuarat

Ofensiva e Rusisë në kryeqytetin e Ukrainës, Kiev, rifilloi në orët e para të mëngjesit të së hënës, tha ushtria ukrainase.

Në veri të Kievit, ushtria ruse u përpoq të ndërtonte një urë ponton për të kaluar lumin Irpin, njoftoi Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë së Ukrainës në Facebook.

Ushtria ruse gjithashtu u përpoq pa sukses të pushtonte qytetin e Irpin, jo shumë larg Kievit, shtoi Shtabi i Përgjithshëm.

Shpërthimet u dëgjuan në kryeqytetin ukrainas, Kiev, si dhe në një qytet tjetër, Kharkiv.

Ministria e Punëve të Brendshme të Ukrainës raportoi 352 vdekje të civilëve, përfshirë 14 fëmijë, që kur Rusia filloi sulmin në orët e hershme të mëngjesit të së enjtes, shkruan AJB.

1,684 persona të tjerë, përfshirë 116 fëmijë, u plagosën të dielën mbrëma, sipas ministrisë së brendshme.

Bisedimet e paqes midis Moskës dhe Kievit, në kufirin e Ukrainës me Bjellorusinë, pritet të zhvillohen këtë të hënë. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit