Ç’po bën Amerika pranë Gazës?

Më të lexuarat

Gazeta hebraike, informacion mbi një zhvillim ushatarak të pazakonte në Rrip

Gazeta izraelite Israel Hayom pretendon se ushtria amerikane ka filluar ndërtimin e një baze të madhe në gardhin e sigurisë që rrethon Rripin e Gazës, pranë bazës ushtarake izraelite të Re’im.

Kjo bazë ka për qëllim të shërbejë si një seli ushtarake dhe civile për forcat dhe agjencitë ndërkombëtare që vijnë në rajon për të zbatuar planin e Trump për Gazën, dhe do të zëvendësojë selinë shumëkombëshe të vendosur më parë në Kiryat Gat.

Si pjesë e zhvillimit të infrastrukturës së bazës së re, është planifikuar të ndërtohet një kullë komande dhe kontrolli për forcat e vendosura në terren.

U raportua gjithashtu se Shtetet e Bashkuara tashmë kanë filluar të lëshojnë tenderë të ndryshëm për ndërtimin e bazës, duke përfshirë tenderë për sigurimin e objekteve të përkohshme të destinuara për përdorim nga trupat dhe qendrat e komandës derisa të përfundojnë objektet e përhershme.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit