11.6 C
Pristina
Saturday, May 18, 2024

SHBA, sulmohet punonjësja muslimane në aeroport

Më të lexuarat

ANKARA (AA) – Bëhet e ditur se një punonjëse muslimane në Aeroportin John Kennedy të SHBA-ve është sulmuar dhe ka qenë shënjestër e fyerjeve nga një pasagjer me emrin Robin Rhodes në sallën e pritjeve, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas lajmit në New York Daily News, zyrtarët kanë deklaruar se një pasagjer në sallën e pritjeve në Aeroportin Ndërkombëtar John F. Kennedy në rajonin Queens të New Yorkut ka sulmuar dhe fyer një punonjëse muslimane në linjën ajrore Delta.

Richard Brown, prokurori rajonal i Queens, ka thënë se 57-vjeçari Rhodes që kishte ardhur nga Aruba dhe po priste për të vazhduar në Massachusetts, fillimisht ka filluar ta shqetësojë punonjësen e aeroportit Rabeeya Khan e cila ndodhej në zyrën e saj.

Ndërkaq, më pas, sipas Brown, Rhodes ka goditur derën e Khan e cila mbante mbulesë, ndërsa më pas ka filluar të bërtasë “Çfarë bën këtu, po fle, po fal namazin?”

Brown më tej ka theksuar se Khan ka ngelur e habitur dhe ka pyetur se çfarë është duke ndodhur. Pas kësaj, sipas prokurorit, Rhodes ka filluar ta fyejë gruan muslimane.

Duke u bazuar në pohimet, Brown është shprehur se Rhodes ka kapur për krahu muslimanen dhe ka tentuar ta nxjerrë nga zyra e saj dhe se ajo ka arritur të ikë vetëm pas intervenimit të një dëshmitari të rastit. Ai ka shtuar se Rhodes ka kapur gruan dhe ka vazhduar ta përbuzë faljen e namazit.

Sipas Brown, sulmuesi ka bërtitur se “Tani është Trump. Do të shpëtojmë nga të gjithë ju. Mund ta pyesni Gjermaninë, Belgjikën dhe Francën në lidhje me këta njerëz. Do të shihni se çfarë do të ndodhë.”

Prokurori ka bërë të ditur se Rhodes është arrestuar nën akuzat për sulm, mbajtje me forcë, kërcënim dhe urrejtje. “Kjo është një vepër fanatizmi që bëhet në njërin nga rajonet me diversitetin më të madh kulturor siç është Queens”, ka vlerësuar ai.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit