11.7 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

SHBA e gatshme të ofrojë çdo ndihmë të nevojshme lidhur me tërmetin në Türkiye

Më të lexuarat

Këshilltari i Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, Jake Sullivan njoftoi se SHBA-ja është e gatshme të ofrojë çdo ndihmë të nevojshme lidhur me tërmetin që ndodhi në juglindje të Türkiye-s

Këshilltari i Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, Jake Sullivan njoftoi se SHBA-ja është e gatshme të ofrojë çdo ndihmë të nevojshme lidhur me tërmetin që ndodhi në juglindje të Türkiye-s, transmeton Anadolu.

Sullivan publikoi një deklaratë me shkrim lidhur me tërmetin 7.4 ballë që ndodhi në rajonin Pazarcık në qytetin Kahramanmaraş dhe i cili u ndje edhe në qytetet e tjera përreth.

Ai tha se SHBA-ja është thellësisht e shqetësuar për tërmetin shkatërrues në Türkiye dhe Siri.

“Jemi të gatshëm të sigurojmë çdo lloj ndihme të nevojshme. Presidenti (Joe) Biden ka urdhëruar Agjencinë e SHBA-së për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) dhe partnerët e tjerë të qeverisë federale që të vlerësojnë opsionet e ndërhyrjes së SHBA-së për të ndihmuar ata që janë prekur më shumë nga tërmeti. Do të vazhdojmë të ndjekim nga afër situatën në koordinimi me qeverinë e Türkiye-s”, tha Sullivan.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit