Një gjykatës amerikan i specializuar për çështjet e emigracionit ka anuluar procedurat e dëbimit ndaj studentes turke Remisa Ozturk nga Universiteti Tufts në shtetin e Masaçusetsit, për shkak të mungesës së bazës ligjore për dëbimin e saj.
Avokatët e Ozturk, të hënën, i paraqitën gjykatës federale dokumente që vërtetonin se gjykatësi i emigracionit kishte përfunduar procedurat e dëbimit ndaj klientes së tyre.
Gjykata e emigracionit konfirmoi se Ministria e Sigurisë Kombëtare nuk kishte arritur të provonte mundësinë ligjore për dëbimin e Ozturk, gjë që çoi në anulimin e masave ndaj saj.
Në një deklaratë përmes Unionit Amerikan për Liritë Civile, Ozturk tha:
“Sot, pavarësisht të gjitha mangësive të sistemit gjyqësor, ndihem e lehtësuar sepse e di që çështja ime mund të jetë një burim shprese për të tjerët që janë trajtuar padrejtësisht nga qeveria amerikane.”
Më 25 mars të kaluar, Ozturk ishte ndaluar nga Agjencia Amerikane e Emigracionit dhe Doganave, për shkak të mbështetjes së saj për Palestinën.
