9.5 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Serbia listë të dyshuarish të UÇK-së

Më të lexuarat

Serbia disponon me një listë të të dyshuarve, ish-pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare (UÇK) në Maqedoni.

Këto persona evidentohen si persona të dyshimtë dhe të rrezikshëm për stabilitetin e Serbisë dhe rajonit.

Lajmi konfirmohet për agjencinë e lajmeve INA nga ish-pjesëtarë të UÇK-së që së fundi janë gjetur si të dyshuar dhe shumëkërkuar nga autoritetet serbe.

Alarmi rreth kësaj u dha vetëm disa javë më parë kur ish-komandanti i UÇK-së, Xhezair Shaqiri i njohur si ish-komandant Hoxha u përmend nga media serbe si person i rrezikshëm dhe pjesëmarrës në sulmin e një poste kufitare në Dobrosin.

Në listën e personave të përmendur si të dyshuar është edhe Eljasa Sherifi, i njohur si ish-komandant Arusha nga Presheva, pjesëmarrës në tri luftërat e fundit çlirimtare të shqiptarëve në Kosovë, Maqedoni dhe Luginë të Preshevës.

Ish-pjesëtarët e UÇK-së kanë shkruar për INA se dyshimet janë se emrat e tyre përmes Ministrisë së Brendshme të Maqedonisë janë dërguar në adresë të Ministrisë së Brendshme të Serbisë.

“Këto janë shpifje të mirënjohura të qarqeve dhe shërbimeve sllave që janë në koordinim me Shkupin dhe Beogradin. Kjo është e qartë, por publikisht ju bëj me dije se të gjithë ato akuza janë skenarë të mirëfillta që tashmë janë të lexuara, vetëm e vetëm për të na sulmuar neve si pjesëtarë të denjë dhe të pastër të emblemës së UÇK-së”, ka theksuar për INA, Xhezair Shaqiri, i cili ka përfituar statusin e azilit në një nga vendet e BE-së.

Ai dhe bashkëluftëtarët e tij apelojnë që të zgjidhet kjo çështje dhe të intervenohet nga bashkësia ndërkombëtare, pasi që shumica e ish-pjesëtarëve të UÇK-së që janë me status azili jashtë vendit, janë përmendur së fundi lidhur me një sulm ndaj një poste policie në Dobrosin në kufirin midis Kosovës dhe Serbisë. (INA/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit