SERBI – 70% E QYTETARËVE KUNDËR ANËTARËSIMIT NË NATO

0
36

Rreth 70 për qind e qytetarëve serbë kundërshtojnë anëtarësimin e vendit të tyre në NATO, ndërkohë që vetëm pesë për qind e tyre kanë besim në aleancën ushtarake më të fuqishme të botës, sipas një sondazhi nga ”Ipsos Strategic Marketing” dhe televizionit B92.
Kundërshtimi më i madh vjen nga mbështetësit e Partisë Radikale Serbe, Partisë Demokratike Serbe dhe Partisë Progresive Serbe.
Një në 10 qytetarë të pyetur tha se do të votonte ”pro” në një referendum të mundshëm, që do të bënte pyetjen “a jeni në favor të anëtarësimit të Serbisë në NATO”, ndërkohë që 15 për qind thanë se do të votonin ”kundër”.
Sondazhi, që u krye në muajin mars me 1 003 qytetarë, tregoi se mbështetësit më të mëdhenj të anëtarësimit të vendit në NATO ishin votuesit për Partinë Liberaldemokrate Serbe.