14.7 C
Pristina
Saturday, May 4, 2024

Sekrete të netëve të Ramazanit

Më të lexuarat

Sulltan bin Abdullah el-Umerij

Ajo që veçon Ramazanin është namazi i teravive. Muhammedi [alejhi salatu ve selam] ka thënë:

“Kush falet në Ramazan me besim dhe llogari në shpërblimin e Allahut, i falen mëkatet e mëparshme! (Buhariu dhe Muslimi)

Ky namaz ka një shije të veçantë, një gëzim e dëfrim, të cilin nuk mund ta përshkruan askush përveç atyre që e kanë shijuar dhe përjetuar atë.

Njerëzit dallojnë nga njëri tjetri në dëfrimin me këtë adhurim. Niveli ose shkalla e dëfrimit arrihet në përputhje me sinqeritetin dhe përmbajtjen udhëzimeve pejgamberike. Këto janë dy kushte apo shtylla të veprave.

Është lumturi e rrallë, kënaqësi e papërshkueshme, e cila depërton në zemrat e të devotshmëve dhe i bën të lumtur në kopshtet e Imanit.

Ibën Tejmije ka thënë: “Në dynja ka një Xhenet, që nëse në të nuk hyn njeriu, nuk mund të hyn as në Xhenetin e Ahiretit.

Janë net të Ramazanit të karakterizuara me namaz, ruku, sexhde, kunut; janë net në të cilat veshët argëtohen me fjalët e Allahut të Madhëruar. Janë net në të cilat sytë tanë shijojnë kënaqësinë e të qarit nga frika e Allahut.

O Zot, sa lotët kanë rrjedhë në faqet e besimtarëve në këto net!

Janë net në të cilat zemrat ecin me nxitim drejt Allahu i Madhëruar.

O Ramazan!

Sa e ëmbël është freskia jote, sa të ëmbla janë netët tua!

Lum për atë që të njohu ty o Ramazan dhe që eci me ty drejt Xhenetit!

Përshtati: Sedat Islami

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit