6.4 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

SAMIU E DAUTI E BËJNË PËRHAJR KOALICIONIN ME MEZE!

Më të lexuarat

Edhe pse retorika e tyre mediale mund te duket e ashpër, ata larg mikrofonave dhe lapsave të gazetarëve bëhen bashkë sa herë qe kanë mundësi.

Krerët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) kohëve të fundit e shohin njëri-tjetrin më një sy më ndryshe.

Akuzat e partisë së Ramush Haradinajt drejtuar asaj të kryeministrit Hashim Thaçi, janë zbutur si fiqi, krahasuar me ato të para dy vjetësh. Nuk ka më akuza të llojit “e shitët”, “e ndatë”, “parapolitika”, “maskat”, etj, raporton ORAinfo.com

Se a janë këto shenjat e para të një ‘martese’ për ‘letra’ të PDK-së dhe AAK-së, mbetet të shihet në shtator, atëherë edhe kur do të dihet verdikti i gjykimit të ish kryeministrit Haradinaj në Hagë.

Mirëpo, siç po rrjedhin gjërat, dhe siç po lëshohet ‘balonat provues’ herë nga PDK e herë nga AAK, Kosovën për herë të parë do ta udhëheqin bashkë të ‘fortët’ e UÇK-së.

Deklaratat e (pa)pritshme të nënkryetarit të parë të AAK-së, Blerim Shala, se kjo parti është e gatshme të hyjë në qeveri me Ramushin kryeministër, ka gjasa të jenë ‘gatuar’ diku në Drenicë. Të paktën kjo mund duket kështu nga kjo foto e marrë nga dega e AAK-së në Luginën e Preshevës.

Meze po, birra po, fllad po se po… Njeriu i parë i Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku ka qenë nikoqir i deputetit të AAK-së dhe anëtarit të kryesisë së kësaj partie, Daut Haradinaj.

Kjo fotografi, e cila nuk dihet kur dhe ku është shkrepur, tregon se atmosfera ka qenë bajagi festive. Aty përveç Lushtakut, i cili ka ndikim të fuqishëm në vendimet e kryeministrit Thaçi, është edhe Ramiz Lladrovci, ish anëtar i AAK-së, tash deputet i PDK-së. Ramizi dhe Dauti janë shok të luftës, kështu vazhdojnë të jenë edhe sot.

A është kjo para-festa e koalicionit të ri, mbetet të shihet për pak javë.kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit