13.7 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

S’ka martesa homoseksualësh në Kaçanik, komuna padit gazetën “Express”

Më të lexuarat

Kërkesa për gjoja lidhjen e kurorës nga një çift homoseksualësh në qytetin e Kaçanikut, po del të jetë i pavërtete.

Disa ditë me parë, gazeta Express pati raportuar që një kërkesë e tillë është bërë në Zyrën e Ofiqarisë në Komunën e Kaçanikut, por që kjo e fundit i hedh poshtë gjitha këto, dhe se paralajmëron padi ndaj këtij portali.
Zëdhënësi i kësaj komune, Hajrush Dullovi, ka thënë për Indeksonline se, nuk ka asgjë zyrtare rreth kësaj kërkese.
“Shefi Ofiqarisë më ka konfirmuar që nuk ka asgjë të vërtetë poashtu këtë gjë ma ka thënë edhe Drejtori Administratës . Unë mund të ju them që nuk ka parashtruar askush një kërkesë të tillë”, ka thënë ai.
Sipas tij, ky lajm, është krejtësisht i pavërtetë dhe se për këtë, KK-Kaçanikut do të ngrit padi ndaj këtij portali.
“Do të ngre padi ndaj Expressit, pasi që na ka dëmtuar, dhe unë jam në konsultim edhe me kryetarin e komunës (Besim Ilazi) lidhur me këtë shpifje dhe mashtrim të opinionit”, është shprehur Dullovi. /Indeksonline/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit