6.1 C
Pristina
E enjte, 13 Maj, 2021

Joserioziteti i Republikës në Këshillin e Sigurimit të OKB

Më të lexuarat

Një imazh jo të mirë për Kosovën, kanë mundur ta vërejnë të gjitë ata që kanë përcjellë drejtpërdrejt fjalën e kryeministrit Hashim Thaçi, në seancën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Personi që përfaqëson Republikën e Kosovës, në SHBA, Akan Ismajli gjatë gjithë kohës, i painteresuar për atë që zhvillohej në sallë, shkëmbente sms me telefonin e tij.

Madje gjatë kësaj kohe, Ismajli i ngacmuar sigurisht nga personat që e shihnin direkt në tv, mesazhet telefonike i pasonte edhe me buzëqeshje. Pas shkëmbimit të disa sms-ve, ambasadorin tonë, Akan Ismajlin filloi ta zinte gjumi…

Qëndrim joserioz gjatë këtij raportimi, pati edhe këshilltari kryesor i kryeministrit Thaçi, Bekim Qollaku. Qollaku, gjatë kohës kur raportonte për Kosovën shefi i tij, ishte i shtrirë në karriken dhe më shumë i përngjante një njeriu që kishte shkuar në kinema, e jo në një takim aq të rëndësishëm për vendin.
Indeksonline, ju sjell fotot e realizuara nëpërmjet televizionit, për të ilustruar këtë prezentim joserioz të delegacionit të Kosovës në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

Poashtu, Indeksonline ka kontaktuar edhe me tre ekspertë të protokollit shtetëror, të cilët kanë thënë se, ajo çfarë është parë mbrëmë nga ana Çollaku e Ismajlit ka qenë një gjë shumë e pahijshme.
/Ind/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit