12.5 C
Pristina
Friday, May 10, 2024

Rusi- Dënohet prifti me 21 vjet burg

Më të lexuarat

Një gjykatë ruse ka dënuar me 21 vjet burg një ish-prift ortodoks, i cili thuhet se ka birësuar 70 fëmijë. Ai akuzohet edhe për abuzim me fëmijët.

Nikolai Stremski u dënua për përdhunimin e disa fëmijëve dhe akte të tjera të dhunshme në famullinë e tij në Urale në Rusinë jugperëndimore, raporton BBC.

Stremski ishte i njohur në Rusi dhe iu dha Urdhri Kombëtar i Lavdisë Prindërore. Si prift i qytetit të Saraktashit, Stremski dhe gruaja e tij kanë drejtuar një shtëpi kujdesi që nga fillimi i viteve 1990, duke adoptuar fëmijë nga jetimoret në rajon.

Ai u arrestua në vitin 2019 dhe është nën hetim për krime ndaj shtatë të miturve. Stremski i përshkroi akuzat kundër tij si shpifje.

Duke e dënuar me burg në një koloni penale, gjykata në Saraktash e ndaloi sot punën me fëmijë për 20 vjet dhe e privoi nga urdhri kombëtar i lavdisë prindërore. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit