6.7 C
Pristina
Tuesday, October 15, 2024

Ruajtja e lidhjeve farefisnore – Shejh Abdulaziz Et-Tarifi

Më të lexuarat

Ruajtja e lidhjeve farefisnore

Ruajtja e lidhjeve farefisnore konsiderohet obligim.
Shkalla më e lartë është kujdesi ndaj tyre me trup dhe me pasuri, kurse shkalla më e ultë është letërkëmbimi dhe përcjellja e selamit. Sa më afër të jetë lidhja, aq më lart (i afërmi) e meriton kujdesin ndërsa nëse është larg mjafton (edhe shkalla) më e ultë.
Të afërmit me të cilët duhet t’i mbajmë lidhjet janë disa shkallë, më e larta: ata me të cilët të ndalohet martesa me ta, pastaj shkallat sipas largësisë. Në hadith thuhet: “Nëna jote pastaj babai yt, pastaj motra dhe vëllai yt, pastaj të tjerët me radhë me nivel më të afërt.”

Të afërmit nga qumështi dhe të afërmit e bashkëshortit dhe të bashkëshortes:

Këta nuk konsiderohen të afërm, me të cilët detyrohemi t’i mbajmë lidhjet me ta, mirëpo duhet të kihet kujdes që të mos shqetësohen, t’u bëhet mirë, të nderohen, të tregohemi besnikë, të sinqertë dhe të mirësjellshëm.

Shejh Abdulaziz Et-Tarifi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit