6.4 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

SHENJË KIJAMETI

Më të lexuarat

Askush në të kaluarën nuk e dinte se qyteti i Adenit, nga jugu i Jemenit, ndodhej në një krater vullkanik, derisa anglezët nuk e kolonizuan Adenin.

Me zhvillimin e aviacionit dhe mbikëqyrjes ajrore të terenit dhe qyteteve, u vu re se qyteti i Adenit ndodhet në një krater të madhë të një vullkani të shuar.

Është shënuar se i Dërguari i Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, ka thënë:
“Dhe së fundi, zjarri, i cili do të shfaqet në Jemen, nga krateri i qytetit të Adenit, i cili do t’i ndjekë njerëzit deri në Mahsher – vendi i grumbullimit të njerëzve në Ditën e Gjykimit!” Muslimi, Ebu Davudi.
قال رسول الله صلى الله عليه وسلم في حديثة الصحيح بعدما ذكر علامات الساعة قال: {وآخر ذلك نار تخرج من اليمن من قعر عدن تسوق الناس إلى المحشر }
Anglezët e quajtën qytetin Aden, Kraytar – Krater, dhe në atë kohë njihej më mirë me atë emër.
Në vitin 1964, Ekspedita Mbretërore Britanike për Shkenca Vollkanike kreu studime mbi vullkanin e përmendur të zhdukur nën autoritetin e profesorit I.G.Gass, i cili filloi raportin e studimit me fjalët:

“Të gjithë vullkanet e njohura për ne deri tani janë lodra të zakonshme në krahasim me vullkanin në Aden!!!
Ai e tha këtë sepse krahasoi strukturat e të gjithë vullkaneve të njohura me vullkanin e Adenit.
Sipas sipërfaqes gjeologjike të terrenit dhe depozitave xehërore të qytetit të Adenit, konkludohet se vullkani i Adenit është i lidhur drejtpërdrejt me bërthamën e brendshme të tokës dhe llavës, që do të thotë se shpërthimi i tij nuk do të jetë si shpërthimet klasike vullkanike, por do të jetë me një karakter të rrezikshëm shkatërrues, i cili do t’i ndjekë njerëzit për mijëra kilometra përpara jush!

Ky shpërthim i fuqishëm do të pasohet nga tërmete të shumta për shkak të plasaritjes së kores së tokës si dhe shembjes së saj. Nëpër të gjitha ato çarje në tokë do të shpërthejnë llavë, zjarr dhe tym, si në tokë ashtu edhe në detë…!

Kjo është vetëm një nga qindra argumente që vërtetojnë të vërtetën e misionit tij, dhe se Muhamedi alejhis selam nuk flet sipas qejfit të tij!
“Dhe ai nuk flet nga mendja e tij. Ai (Kur’ani) nuk është tjetër pos shpallje që i shpallet.”
Nexhm, 3-4.

Përkthim.

Allahu na dhashtë përfundim të mirë!

Hoxhë Irfan Salihu

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit