8.1 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Rrjeti D-8 do të rrisë bashkëpunimin tregtar përmes një udhërrëfyesi dhjetëvjeçar

Më të lexuarat

etë vendet e Organizatës në Zhvillim (D-8) kanë rënë dakord që në dhjetë vitet e ardhshme të rrisin bashkëpunimin tregtar dhe vëllimet e tyre të tregtisë së brendshme në të paktën 10 për qind të tregtisë së përgjithshme të bllokut D-8, transmeton Anadolu Agency (AA).

Gjatë samitit të dhjetë të bllokut D-8, të organizuar nga Bangladeshi dhe po ashtu i ndjekur nga presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan, tetë vendet e bllokut miratuan ‘udhërrëfyesin dhjetëvjeçar D-8’ për periudhën kohore 2020-2030, si dhe Deklaratën e Dhaka-s.

Përmes udhërrëfyesit, blloku synon të bëhet më i fortë dhe më i zhvilluar, si dhe të mbështesë zbatimin e strategjive përkatëse dhe programeve të veprimit për të ndihmuar arritjen e axhendës së qëndrueshmërisë 2030 të vendosur nga Kombet e Bashkuara (OKB).

Po ashtu synohet të hartohen plane konkrete të projektit për secilën fushë të bashkëpunimit për arritjen e qëllimeve sektoriale.

Në Deklaratë e Dhaka-s theksohet se vendet e bllokut D-8 po ashtu riafirmuan “vullnetin për të luftuar racizmin, diskriminimin, ksenofobinë dhe ndjenjat anti-muslimane në të gjitha format e saj”.

Themelimi i bllokut D-8 zyrtarisht u njoftua më 15 qershor të vitit 1997 në Deklaratën e Stambollit të Samitit të Krerëve të Shteteve dhe Qeverive.

Blloku përfshin Bangladeshin, Egjiptin, Nigerinë, Indonezinë, Iranin, Malajzinë, Pakistanin dhe Turqinë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit