14.7 C
Pristina
Thursday, May 26, 2022

Rritja e normës së interesit, Banka e Shqipërisë: Shtrenjtohen kreditë për bizneset dhe qytetarët

Më të lexuarat

Shtrenjtohen kreditë në lekë pas rritjes së normës bazë të interesit nga 0,5% në 1%. Banka e Shqipërisë ka publikuar raportin e politikës monetare ku theksohet se disa banka kanë rritur interesat për disa segmente të caktuara të kredisë.Interesi  mesatar  për  kreditë  e  reja  në  lekë  për  bizneset rezultoi  5.8%  në  tremujorin  e  parë  të  vitit,  me  një  rritje kundrejt  një  tremujori  më  parë dhe  mbi mesataren e vitit të kaluar.

Ky shtrenjtim është regjistruar në segmentin e  kredive  të  mëdha  mbi  140  mln lekë  dhe  vërehet  kryesisht  në  kreditë  për  financimin e nevojave për likuiditet. Nga ana tjetër, kostoja e financimit për projektet e investimit të bizneseve mbetet e qëndrueshme. Po ashtu Banka e Shqipërisë bën me dije se tremujori  i  parë  i  vitit  është  karakterizuar  nga  norma  më  të  larta  interesi  për  individët në segmentin e kredisë konsumatore. Ato rezultuan mesatarisht 9.1%, nga 7.9% në tremujorin e mëparshëm.

Nga ana tjetër kreditë  hipotekare  vijojnë  të  lëvrohen  me  norma  të  ulëta interesi, mesatarisht 3.6%, duke qëndruar pranë niveleve mesatare të vitit të kaluar. Banka e Shqipërisë ka konstatuar gjithashtu  se Interesat e kredisë së re në euro për bizneset shënuan një rritje të lehtë në tremujorin e parë të vitit, në 4.9%, krahasuar me mesataren e qëndrueshme të vitit të kaluar, prej 4.5%.Rritja në këta muaj është manifestuar tek kreditë mbi 250 mijë euro dhe kryesisht tek ato për mbulimin e nevojave për likuiditet.

Shtimi i pasigurive, si pasojë e ecurisë së  çmimeve  në  tregjet  ndërkombëtare  e  ato  vendase,  ka  nxitur  bankat  të jenë më konservatore – krahasuar me një tremujor më parë.Banka e Shqipërisë  pritet të rrisë edhe më tej normën bazë të interesit si pasojë e inflacionit i cili  arriti në 6.2% gjatë muajit prill fakt ky që do të shtrenjtojë më tej kreditë në lekë. /abc/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit