14.1 C
Pristina
Wednesday, May 15, 2024

Rritet numri i adoleshentëve të shtruar në spital për shkak të Covid-19 në SHBA

Më të lexuarat

SHBA-ja ka shënuar rritje të numrit të adoleshenteve të shtruar në spital  nga mosha 12 deri në 17 vjeç. Sipas një raporti, 204 adoleshentë u shtruan në spital midis periudhës 1 janar dhe 31 mars 2021. Pothuajse një e treta – 31.4% u shtruan në njësitë e kujdesit intensiv dhe 4.9%  kishin nevojë për oksigjen.

Shkalla e shtrimit në spital midis të rinjve nga 1 Mars 2020 deri më 24 Prill 2021 arriti kulmin në 9 Janar. Trendi është në kontrast me normat e shtrimit në spital midis personave të moshës 65 vjeç e lart – grupmosha me numrin më të lartë të të vaksinuarve.

Rritja e numrit të adoleshentëve nga mosha 12 deri në 17 vjeç mund të ketë lidhje me variantet më ngjitëse  të koronavirusit dhe  rikthimin  e fëmijëve në shkollë. Krahasuar me nivelet e shtrimit në spital  nga gripi, nivelet e shtrimit në spital për shkak të Covid-19 nga 1 tetori 2020 deri më 24 prill 2021 ishin 2.5 deri 3.0 herë më të larta se tre sezonet e fundit të gripit./abcnews.al

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit