Pasi një ciklon i fuqishëm kaploi Mozambikun, të paktën 1000 njerëz kanë gjetur vdekjen pasi janë mbytur. Cikloni i fuqishëm që ra në Mozanbik, la pas trupa të shumtë njerëzish të vdekur duke lundruar nëpër lumenj. Cikloni “Idai” konsiderohet të jetë më shkatërruesi, që e ka goditur këtë shtet të varfër të Afrikës juglindore, në dhjetë vitet e fundit,
Autortetet shprehen se numri i të vdekurve mund të rritet pasi shumë njerëz konsiderohen të humbur. Ata shprehen se ujërat e lumenjve kanë mbuluar zonat, duke bllokuar edhe rrugët kryesore.
Vendi prej ditësh ndodhet në situatën e emergjencës pasi cikloni ka shkaktuar dëme të madha në njerëz, infrastrukturë dhe materiale. Njësitë shpëtimtare po bëjnë përpjekje t’i ndihmojnë banorët e bllokuar, duke iu hedhur ushqim nga helikopterët.
