16.5 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

RMV, Qeveria vendosi për orën policore, ushtrinë, punën e FFM-së gjatë EURO 2020, ndihmë 8.2 milionë dhe çështje tjera

Më të lexuarat

Në seancën e 68-të qeveritare, Qeveria e Maqedonisë së Veriut vendosi që ora policore prej 5 deri më 15 maj të zgjatë prej orës 23:00 deri të nesërmen në ora 05:00, transmeton Portalb.mk.

Qeveria vendosi formimin e Trupit koordinues për mbështetjen e reprezentacionit të futbollit në Kampionatin Evropian të futbollit. Qëllimi i këtij Trupi është të ndihmojë organizimin, komunikimin dhe promovimin e reprezentacionit të vendit gjatë kampionatit evropian.

Marrëveshja për grandin prej 8.258.792 dollarë nga SHBA-ja, u miratua në seancën e sotme qeveritare. Qëllimi i këtij fondi është përforcimin e ekonomisë konkurrues, angazhimin e të rinjve dhe luftimin e korrupsionit

Qeveria miratoi tekstin për propozim-ligjin për plotësimin e Ligjit për tokat ndërtuese.

Servisimi i helikopterëve të ushtrisë së Maqedonisë së Veriut dhe Çekisë do të realizohet bashkërisht, pas Memorandumit për mirëkuptim ndërmjet ministrive të mbrojtjes nga të dy vendet.

portalb.mk/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit