Riçard Follk: Kuptimi i Hamasit pas fjalimit të Kaled Meshalit në Gaza

Më të lexuarat

Riçard Follk: Kuptimi i Hamasit pas fjalimit të Kaled Meshalit në Gaza

Lentet me të cilat është vëzhguar Hamasi duhet të ndryshojnë nëse do duhet të kuptojmë ecjen e tij përpara.
Pas vizitës emocionale të Khaled Meshalit në Gaza në kuadër të festimeve të 25-vjetorit të Hamasit, komentet në Izrael dhe Perëndim janë fokusuar në fjalimin e tij në  tubimin  “sfidues” që konfirmon “fytyrën e vërtetë” të Hamasit. Theksi u vu në veçanti në zotimin e tij dramatik për të rimarrë të gjithë Palestinën historike, nga Mesdheu në Jordani, “centimetër për centimetër”, pa marrë parasysh se sa kohë mund të marrë një proces i tillë. Meshali sfidoi gjithashtu legjitimitetin e projektit sionist, dhe justifikoi rezistencën palestineze në çfarëdolloj forme që mund të supozojmë, megjithëse refuzuan qëllimin e sulmit ndaj civilëve si të tillë dhe duke mohuar çdo bashkëfajësi nga Hamasi në incidentin e fundit më 21 nëntor në Izrael, ku një bombë shpërtheu në një autobus të Jeruzalemit.
Këto vërejtje sigurisht ngrenë shqetësime për izraelitët e moderuar që vazhdojnë të mbështesin një zgjidhje me dy shtete në përputhje me rezolutën 242, të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, por në të njëjtën kohë, është e rëndësishme për të dëgjuar plotësisht Hamasin përpara se të arrijnë përfundime të forta lidhur me “qëllimet e vërteta” të tyre.
Lindja e tretë si “lider botëror”
Ajo çka Meshal tha në Gaza ishte në një tubim kushtuar riafirmimit të luftës së saj themelore menjëherë pas sulmit të fundit tetë ditor të Izraelit ( të koduar me emrin “Shtylla e Mbrojtjes”), dhe kjo nga një udhëheqës i cili për herë të parë në 45 vjet ka guxuar haptazi të shkelë këmbën në vendin e tij të pushtuar dhe të shtypur. Meshal është një lider që ka jetuar në mërgim në disa vende në të gjithë rajonin, qysh prej moshës njëmbëdhjetë vjeçare, ku u lind në lagjen Selvad të Ramallahut, asokohe nën kontrollin e Jordanisë. Ai është dikush i cili u përpoq të vritej nga Izraeli në një incident famëkeq në Jordani, në të cilin vetëm kapja e menjëhershme e autorëve të Mosadit e detyruan Izraelin të ofrojë një antidozë jetë-shpëtuese ndaj helmit që ishte mbuluar në veshin e Meshalit në mënyrë që të siguronte lirimin e këtyre agjentëve nga burgimi në Jordani si dhe shmangien e akuzave të mundshme penale. Në shëmbëlltyren e Meshalit, ky rikthim në Gaza ishte “rilindja e tretë” e tij, e para ishte kur ai lindi në vitin 1956, e dyta kur i mbijetoi përpjekjes për vrasje nga Izraeli dhe treta kur ai ishte në gjendje të puthte tokën pas hyrjes në Gaza. Këto detaje biografike duken të përshtatshme për një vlerësim të fjalimit të tij publik.
Konteksti u dha gjithashtu për të theksuar realitetin e suksesit të Hamasit në Gaza në përballimin e katastrofës së fundit ushtarake të Izraelit i cili prodhoi një armëpushim që përmbante disa kushte favorizuese për Gazan, përfshirë angazhimin Izraelit për tu përmbajtur nga vrasjet e shenjestruara në të ardhme. Ajo ishte gjithashtu një kontekst i formësuar nga rendi i kujtimeve të dhimbshme që përfshinte shkaktarin kryesor të shpërthimit të dhunës, i cili dukej se ishte reagimi i Hamasit ndaj vrasjes së liderit të tyre ushtarak dhe diplomatit, Ahmed Xhabari. Meshal, bëri gjithashtu një ndalesë vizite në familjen e anëtarit të mbijetuar, themelues shpirtëror invalid të Hamasit, Sheik Ahmed Jasin,i cili u vra më 22 Maj 2003. Ishte  pasojë e drejtëpërdrejtë e vdekjes së Sheik Jasin që Meshal u deklarua “lider botëror” i Hamasit.
Një rrëfim që evoluon
Elementi më i rëndësishëm i kontekstit që duhet të merret parasysh është mospërputhja  e gjuhës së zjarrtë në dukje të përdorur nga Meshal në Gaza dhe tonit të tij të moderuar në rrjedhën e disa intervistave me gazetarë perëndimorë në javët e fundit. Në këto intervista, Meshal ka treguar në mënyrë të qartë gadishmërinë për një hudna (armëpushim) afatgjatë, me kusht që Izraeli ti japë fund pushtimit të tij të Bregut Perëndimor, Jeruzalemit Lindor dhe Gazas, si dhe të binte dakord në përkrahjen e të drejtave të Palestinezëve në bazë të ligjit ndërkombëtar. Ai e bëri të qartë se këto të drejta përfshijnë të drejtën e kthimit që i përket 4-5 milion palestinezëve që jetojnë në kampe refugjatësh apo mërgim, duke pretenduar se një e drejtë e tillë ishte mëse e merituar për tu njohur pasi është vetë Izraeli ai që garanton kthimin e çdo Hebreu në mbarë botën, duke përfshirë edhe ato pa ndonjë lidhje paraprake me Palestinën historike dhe çdo gjë që ka lidhje me të.
Sigurisht, kjo e drejtë e pohuar në emër të refugjatëve palestinëzë është në potencialin e saj një kërkesë kërcënuese ndaj Izraelit dhe sionizmit, ashtu siç mund të paktën në teori të kërcënojë prezencën e shumicës hebreje në Izrael. Shumë palestinezëve nëse u jepet mundësia do të dëshironin të ktheheshin për të jetuar në Izrael në mënyrë që të ribanonin në shtëpitë e tyre stërgjyshore, duket shumë e diskutueshme, por e drejta për ta bërë këtë i përket palestinezëve në bazë të ligjit ndërkombëtar, të paktën për ato që kishin jetuar më parë në Izraelin e sotëm dhe ndoshta të pasardhësve të tyre të drejtpërdrejtë.
Në këto intervista Meshal ka pohuar vazhdimisht gadishmërinë e Hamasit për të ndjekur këto synime kombëtare në mënyrë jo të dhunshme pa “armë dhe gjak” në qoftë se Izraeli do të pranojë një kuadër të tillë për paqe. Fjalët e tij në CNN, gjatë një interviste më 22 nëntor janë të dukshme në këtë drejtim:“Ne jemi të gatshëm ti drejtohemi në mënyre paqësore, në mënyrë krejtësisht paqësore pa armë dhe gjak, për sa kohë që garantohen kërkesat tona palestineze. Shkalla e “kërkesave palestineze” u la e papërcaktuar, e cila ka krijuar një paqartësi nëse ky do të  thoshte një strehim apo një riartikulim të një entiteti të unifikuar palestinez. Gjithashtu e paqartë mbetet nëse rruga paqësore mund ti paraprijë fundit të pushtimit, apo duhet të jetë një vazhdim i ekzistencës së një shteti sovran palestinez. Nga ana tjetër, Meshal  dëshmoi se me realizimin e plotë të shtetësisë palestineze, i hapet rruga vendosjes në axhendën politike, çështjes së pranimit të legjitimitetit të Izraelit.
Zevendësi i Meshalit, Musa Abu Marzuk në një bisedë në Kajro me tha mua në një mënyrë të ngjashme se zotimi i Statusit Hamas për të shkatërruar shtetin Zionist është bërë një “çështje e rremë”. Ky doktor nga universiteti i Teknologjisë së Luizianës, është një eksponent inteligjent i mendimit aktual të Hamasit, ai e jehonizoi qasjen e moderuar të Meshalit, dhe e përcaktoi atë të ngjashëm me trajtimin e kushtetutës së Shteteve të Bashkuara ndaj skllavërisë. Statusi i Hamasit ka ndryshuar me ndryshimin e rrethanave, dhe klauzolat e tij ishin subjekte të modifikimit me anë të riinterpretimit. Zoti Marzuk, gjithashtu më dha mua përshtypjen se Hamasi ishte i gatshëm të ndiqte një qasje diplomatike për zgjidhjen e konfliktit, me kusht që Izraeli të dërgojë sinjale të gadishmërisë së tij për të bërë të njëjtën gjë, duke filluar me heqjen e bllokadës, përfundim të mësymjeve të dhunshme, si dhe një pranim të Hamasit si një aktor politik me autoritet qeveritar.
Një kontekst më i gjerë
Përgjatë të njëjtave linja, Meshal ka folur për Hamasin si një “realist” në lidhje me një vlerësim të balancës së forcave në lidhje me konfliktin, si dhe ju referua përgjigjes së Arafatit 20 vite më parë ndaj atyre që këmbëngulnin se Izraeli do të ishte në një rrezik fatal nëse një shtet palestinez do të vendosej në Bregun Perëndimor. Ish lideri i OÇP-së kishte theksuar se çdo lëvizje palestineze për të kërcënuar ushtarakisht, në rrëthana të tilla Izraelin ishte e paimagjinueshme. Do të ishte e sigurt se prodhimi i një sulmi shkatërrimtar do të shtypte shpresat e palestinezëve përgjithmonë.
Këtu del në pah një pyetje thelbësore: A është zëri i vërtetë i dukshëm i Hamasit në këtë çështje? Këtu duket se është një kontrast i mprehtë mes gjuhës dërrmuese të fjalëve të folura të Meshalit në përvjetorin e demonstratës në Gaza dhe qetësisë së tij të gjatë, të përqëndruar dhe toneve të përshtatura në intervista dhe qëndrime të tjera gjatë disa viteve të fundit.
Kuptimi më shpresëdhënës i pozicionit të Hamasi do të tërheqë vëmendjen në hendekun mes  fjalimit të rastit emocional dhe pikëpamjeve më rracionale të shprehura në vijimësi e gjetkë. Një shpjegim i tillë është e kundra e këmbënguljes perëndimore se vetëm fjalimi në tubim shprehu pamjen e vërtetë të Hamasit.
Në kontrast me këtë, do ti akordoja peshë më të madhe formulimeve të dhëna në mënyrë të moderuar, të paktën përkohësisht, për qëllime eksploruese. E thënë ndryshe, në Gaza Meshal po shprehte në mënyrë të ngjashme një model maksimalist të rrëfimit palestinez në lidhje me kuptimin e pandryshueshëm të legjitimitetit të sfidës së tij ndaj ekzistencës së shtetit sionist në Palestinë. Ndërsa në rangjet më shumë reflektuese, ndonjëherë qysh nga hyrja e Hamasit në politikën elektorale të vitit të lënë pas 2006, theksi dominues ka qenë pragmatik, duke ndjekur një shteg politik që parashihte një bashkëjetesë afatgjatë me Izraelin, njw shkelje kah pretendimeve të legjitimitetit, por së paku kur pushtimi të ishte mbyllur në mënyrë përfundimtare dhe të drejtat e refugjatëve palestinezë të njiheshin në përputhje me të drejtën ndërkombëtare.
Pyetja mund të bëhët, “Si mund të guxojë Hamasi të çojë përpara një kërkesë të tillë në këndvështrimin e shiut të rraketave që e kanë bërë jetën e më shumë se 1 milion izraelitëve që jetojnë në jug të Izraelit të pasigurt dhe të trishtuar megjithë “mosangazhimin” e Izraelit qysh në vitin 2005. Një pyetje e tillë retorike përsëritet pa pushim, pa lidhje me rrethimin apo faktin që dhuna Izraelit ka shtrembëruar imazhin perëndimor të ndërveprimit, duke sygjeruar se kur Izraeli sulmon masivisht Gazan po ushtron thjesht të drejtën e tij për tu mbrojtur, e cila përbën të drejtën më themelore të çdo shteti sovran.
Sërish interpretimi më i saktë varet nga një vlerësim më  i plotë i një konteksti më të gjerë, e cila mund të përfshinte komplotin e zbuluar amerikan për të kthyer rezultatin e fitores elektorale të Hamasit duke armatosur Fatahun me armë të rënda, bllokadën ndëshkuese Izraelite qysh nga mesi i vitit 2007, dhe shumë raste të dhunës provokuese të Izraelit, duke përfshirë një rrjedhë të qëndrueshme të vrasjeve të shenjestruara, mbështetje të qëllimshme ndaj forcës disproporcionale dhe të tepruar si dhe reagimet vdekje-prurëse në kufirin e Gazas.
Edhe pse nuk është e gjithë historia, raporti i njëanshëm i vdekjeve si mes Izraelit edhe Palestinës është një përafrim i parë i mirë i përgjegjësisë krahasuese gjatë periudhës së pushtetit të Hamasit në Gaza, dhe kjo është e habitshme. Për shembull, mes armëpushimit në 2009-tën dhe sulmit të Izraelit në nëntorin e vitit 2012, u vranë 271 Palestinezë dhe asnjë izraelit i vetëm. Gazetari i respektuar i Ha’aretz Gideon Levi, ka theksuar se qysh nga raketa e parë e lëshuar kundra Izraelit në 2001, kanë vdekur 59 izralitë krahasuar me 4717 palestinezë.
Media perëndimore është e pavemëndshme dhe e trullosur ndaj këtyre ndërlikimeve të perceptimit, duke mos zbuluar pothuajse kurrë provokimet e Izraelit në raportimin e afateve kohore të dhunës së palëve, dhe ka dështuar  të pranojë se kanë qenë izraelitët dhe jo palestinezët, ato që kanë qenë më shpesh përgjegjës për dhënien fund të periudhave të zgjatura të armëpushimit.
Ka edhe elemente të tjera konfuze në këtë tablo, duke përfshirë praninë e disa milicive ekstremiste palestineze që lëshojnë rraketa në kundërshtim me politikën e Hamasit, e cila në përgjithësi, në  vitet e fundit e ka mbyllur hedhjen e rraketave në funksion të roleve shpaguese. Një ndër ironitë e vrasjes së Xhabarit ishte se roli i tij ishte qartësisht për kufizimin e këtyre milicive që vepronin në emër të Hamasit, duke përfshirë disiplinimin e atyre ekstremistëve që refuzuan  të përmbahen nga politikat e kufizimit të sulmeve me raketë ndaj situatave hakmarrëse.
Të luftosh për liri?
Nuk ka dyshim se mbështetja e Hamasit te rraketat e hedhura në drejtim të qëndrave me popullata civile të  Izraelit janë shkelje e së drejtës ndërkombëtare humanitare, dhe si e tillë duhet të dënohet, por edhe ky dënim nuk është pa aspektet e tij problematike. Raporti Goldstone e dënon lëshimin e këtyre rraketave në një mënyrë tipike që ska lidhje me kontekstin, që është pa iu referuar paligjshmërisë së pushtimit, duke përfshirë edhe mbështetjen e saj të theksuar në dënimin kolektiv në formën e bllokadave ashtu si edhe mësymjet e shpeshta dhe të dhunshme, fluturimeve ushtarake rutinë, si dhe një regjimi të tmerrshëm të nënshtrimit që shpreh mbi Palestinezët një ndjenjë të dobësisë dhe pafuqisë totale.
Raporti Goldstone ishte gjithashtu i heshtur lidhur me natyrën dhe shtrirjen e të drejtës së palestinezëve për rezistencë. Dënime të tilla të pakushtëzuara të Hamasit si një “organizatë terroriste” janë të paarsyeshme, të njëanshme deri në atë masë sa morali i palestinezëve, politika, dhe të drejtat për rezistencë janë injoruar, teksa politikat e paligjshme të Izraelit nuk janë marrë në konsideratë. Kjo çështje zbulon gjithashtu një mangësi serioze në të drejtën ndërkombëtare humanitare, veçanërisht si këtu, në kontekstin e një pushtimi të gjatë që përfshin shumë shkelje të së drejtave themelore dhe të patjetërsueshme të një populli të pushtuar. Të drejtat e posaçme të shteteve janë të mbështetura, ndërsa ato të popujve janë anashkaluar apo trajtohen si jo-ekzistente.
Mbetet gjithashtu e rëndësishme për të marrë parasysh në mungesë të alternativës, në lidhje me palestinezët për respektimin e të drejtave të tyre sipas të drejtës ndërkombëtare dhe për të sfiduar abuzimet e mishëruara në politikat okupuese të Izraelit. Izraeli me avionët e tij me telekomandë, helikopterët Apash, avionët luftarakë F-16, apo sistemet antirraketore dhe kështu me rradhë gëzon luksin e përzgjedhjes së objektivave të tij  duke provokuar kështu nivelin e dhunës sipas dëshirës së tij. Por nga ana tjetër palestinezët nuk kanë asnjë mundësi të tillë. Për ta si në dispozicionimin në  përdorimim të armëve primitive dhe normale, ato thelbësisht mbeten në një gjendje “status quo” të patolerueshme.
Për ta përsëritur, kjo nuk i bën raketat e Hamasit të ligjshme, por i bën ato një mbështetje të keqe, duke patur parasysh kontekstin e përgjithshëm të dhunës që përfshin mosndëshkimin absolut të Izraelit, për forma të shkeljes haptazi të ligjeve penale ndërkombëtare? Çfarë duhet që ne të bejmë me të drejtën ndërkombëtare kur ajo kërkon vetëm të kontrollojë sjelljen e palës më të dobët?
Ajo krijon perspektivën për imagjinimin,  në rikthimin e situates, ashtu siç ishte në pushtimin nazist të Francës apo të Hollandës gjatë Luftës së Dytë Botërore. Luftëtarët e rezistencës në Perëndimin liberal u perceptuan në mënyrë uniformë si heronj të pakushtëzuar, dhe asnjë vëmendje kritike nuk u dha edhe nëse taktikat e përdorura rrezikuan padrejtësisht jetën e civilëve të pafajshëm. Ato të cilët humbën jetën e tyre në një rezistencë të tillë u nderuan si  martirë. Meshal dhe liderët e tjerë të Hamasit kanë bërë argumenta të njëjta në ngjarje të ndryshme, ku në të vërtetë pyetja e tyre ka këmbëngulur në faktin se çfarë duhet të bëjnë palestinezët në ushtrimin e rezistencës së dhënë në rrethanat e tyre, të cilat kanë vazhduar për kaq shumë kohë, duke patur parasysh dështimet e diplomacisë tradicionale dhe të OKB-së në sigurimin e të drejtave të tyre sipas të drejtës ndërkombëtare.
Rruga përpara
Në fakt, një vlerësim i ndjeshëm i kontekstit është thelbësor për një kuptim të duhur, gjë kjo që e bën të plotësuar dënimin e pikëpamjeve dhe taktikave çorientuese të Khaled Meshalit edhe nëse ua vë veshin  dënimit të palëve në një konflikt pashmangësisht të vazhdueshëm. Media kryesore perëndimore nuk ndihmon duke paraqitur sulmet në rraketa, sikur ato po zhvillohen në një zbrazëti, dhe pa provokimet përkatëse izraelite. Sigurisht, mbështetësit e Izraelit do ta përgënjeshtrojnë se është e lehtë të bësh vlerësime nga një distancë e sigurtë, por çfarë është një distancë e sigurtë? “Rreziqet janë vetëm tonat”, do të thonë ato me një armiqësi disi të kuptueshme. Por çfarë po ndodh lidhur me ankthet e tmerrshme palestineze dhe ankesat e pazgjidhura, a nuk kanë ato gjithashtu të drejtë për dëmshpërblim?
A ka ndonjë rrugë për të dalë nga një dilemë e tillë tragjike? Në këndvështrimin tim, vetëm kur pala më e fortë ushtarakisht e trajton “tjetrin” sikur ka ankesa dhe të drejta, dhe pranon se siguria e “vetes së tij” duhet të bazohet në reciprocitet. Vetëm atëherë paqja e qëndrueshme do të ketë një shans.
Në këtë konflikt, izraelitët humbën një mundësi të madhe për të lëvizur në këtë drejtim kur pala më e dobët palestineze bëri një lëshim historik, duke kufizuar me besueshmëri ambicjen e tij politike ndaj Palestinës së Pushtuar (22 % e Palestinës historike, akoma më pak se plani ndarës që propozoi OKB-ja në vitin 1947) në përputhje me imazhin e një zgjidhjeje konsensuale mishëruar nga rezoluta e Këshillit të Sigurimit 242. Në vend që të reciprokonte apo së paku të mirëpriste një minimalizëm të tillë nga palestinezët, Izraeli shtë përpjekur të shkelë më tej dhe më tej mbetjen e 22 % të territorit të Palestinës, me anë të vendbanimeve të kolonëve të tij, murit ndarës, rrugëve izloluese, lëvizjeve aneksuese, duke mos u ofruar palestinezëve asnjë alternativë ndaj shtypjes përveç rezistencës.
Nuk është çudi që edhe edhe mikëpritësit e Autoritetit Palestinez, mbështetën festimet e fundit të përvjetorit të Hamasit, dhe morën pjesë duke shpallur qëllimin e pajtimit, duke bashkuar Hamasin dhe Fatahun nën strehën e Organizatës Çlirimtare të Palestinës.
Mbetet joshëse për mbështetësit e Izraelit ta trajtojnë fjalimin në Gaza të Kaled Meshalit si një shprehje përfundimtare e besimit të Hamasit, por nga ana tjetër duket e parakohshme dhe e papërgjegjshme për ta bërë këtë. Në vend të kësaj është koha që të japim një diplomaci më të ekuilibruar një shanc të vonuar nëse vërtet ka një hapësirë të lënë politike  për zbatimin e konsensusit me dy-shtete, dhe nëse nuk ka, atëherë është koha për të shqyrtuar alternativa, duke përfshirë kthimin e një Palestine laike dhe të bashkuar që qeveriset në përputhje me standartet e të drejtave të njeriut dhe sundimin e ligjit, dhe me respektimin e akorduar ndaj së drejtës ndërkombëtare.
Nëse zgjidhja me dy shtete është pranuar të jetë një pikë e vdekur diplomatike si në vitin 2012, atëherë ajo duhet të konkludohet si e mbiarritur nga udhëheqja Zioniste e Izraelit, sidomos në këmbënguljen e tij në vështrimin e Bregut Perëndimor dhe Jeruzalemit Lindor si pjesë përbërëse e Izraelit biblik, të referuara si ish “Judea” dhe “Samaria”, ku kjo e fundit si kryeqyteti i përjetshëm i Hebrenjve, do të dëmtonte në mënyrë pakthyeshme vetë qëndrueshmërinë politike, morale dhe ligjore të Projektit Zionist.
Këto opsione alternative duhet të ishin qartësuar kohë më parë, dhe tani duke marrë përzemër “alternativën paqësore” përshkruar nga Meshali, sidomos në periudhën e 29 Nëntorit ku Asambleja e Përgjithshme e OKB-së miratoi një shtetësi Palestineze, duke firmosur bashkimin fillestar palestinez, mbetet një mundësi e fundit për ta bërë këtë. Duke vepruar kështu,  perspektiva të tilla të orientuara nga zgjidhja paqësore e konfliktit do të merren seriozisht, dhe përkundrejt perspektivës së një zgjidhjeje të negociuar që tani është e largët, shërbejnë si një udhëzues për të menduarin,ndjenjat dhe veprimet tona.
Richard Falk është raportuesi special i Kombeve të Bashkuara mbi të drejtat e njeriut të Palestinezëve.
 
Perktheu: Ervin Hakorja

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit