Nga: Tarik Ramadan
Gandi dhe vëllazëria njerëzore – Tarik Ramadan
Barazia mes njerëzve është një ideal. Fetë, filozofitë dhe ideologjitë politike, e kanë bërë barazinë e qënieve njerëzore thelbin e mësimeve të tyre, parimeve apo sistemeve. Individët duhet të trajtohen me dinjitet dhe ndershmëri të barabartë. Qoftë dhe një udhëtim përmes shoqërive dhe kombeve në tërësi, kërkon të na bindë se ende kemi shumë rrugë të gjatë për të bërë: filozofitë politike janë përpunuar, deklarata dhe dokumente janë hartuar, ratifikuar dhe nënshkruar, dhe ligjet janë kaluar, por realiteti i pabarazisë dhe diskriminimit është i dukshëm për të gjithë, universalisht. Përderisa barazia është parim ligjor “de fakto” ne nuk mund të pengojmë përfundimin se ligji është i pamjaftueshëm për ta krijuar atë. Përpara se të flasim për ligjet dhe rregullat, ne duhet të diskutojmë dhe të vlerësojmë idenë e vërtetë të njerëzimit, si dhe dhe të unitetit dhe larmisë së tij.
Përveç kësaj, nuk mund të ketë ligj pa etikë….pa një ide të qartë të Njeriut, të së mirës, të idealeve shoqërore politike, dhe kështu që nuk mund të ketë çështje të barazisë ligjore mes Njerëzve pa një filozofi morale që krijon natyrën e marrëdhënieve njerëzore. Përpunimi i një parimi etik që ne mund të shtojmë, duke gjykuar nga pasojat (a posteriori), në mënyrë që të vendos barazinë mes njerëzve është jashtë diskutimit. Ne duhet të vendosim, a priori ( nga shkaku te pasoja) një parim themelor pa të cilin ky rend nuk ka substancë dhe nuk ka qëllim. Ne duhet ti vlerësojmë ligjet në kuadër të filozofisë së tyre dhe -gjithmonë- sipas marrëdhënies së tyre me pushtetin.
Shpesh, filozofët antikë apo fetë themeluan parimin themelor sipas së cilit qëniet njerëzore kishin një origjinë të përbashkët dhe ishin për pasojë të barabartë. Dhe ende faktet tregojnë, se nga mënyra se si ato u interpretuan, lanë në harresë pabarazitë dhe marrëdhëniet e dominimit intelektual, fetar si dhe politik: midis grekëve ( dhe më pas romakëve) dhe barbarëve, mes atyre që u quajtën ‘të përjashtuar’ fetarisht, mes të civilizuarve dhe të kolonizuarve, ndonjëherë në emër të filozofisë së Iluminizmit. Fakti që ne pranojmë se të gjithë njerëzit kanë rrjedhur nga Adami, dhe se evolucioni i specieve është një fakt i krijuar, apo që shkenca na tregon ne se koncepti i “rracës” është një konstrukt i pastër intelektual që ka qenë i hedhur poshtë shkencërisht dhe objektivisht, nuk ka ndryshuar asgjë: filozofitë, ligjërimet dhe mënyra se si ne i shohim të tjerët dhe veten tonë -në mënyrë të drejtpërdrejtë apo të tërthortë- i ka lënë hapësirë pabarazisë dhe diskriminimit që buron nga ajo. Edhe nëse ligjet tentojnë të korrigjojnë dhe rregullojnë diskriminimin, aftësia e tyre për të krijuar një balancë të re është e pjesshme dhe jo e përsosur. Edhe njëherë, ne duhet të ndjekim çështjen etike me përfundimet e saj logjike, duke mënjanuar postulatet filozofike, dogmat fetare dhe faktet shkencore, si dhe të pyesim individët dhe shoqëritë rreth asaj çka ato mendojnë rreth njeriut dhe vëllazërisë njerëzore.
Dikush mendon betejën e Muhatma Gandit në zemër të Hinduizmit dhe sitemit të kastave. Pa marrë parasysh nëse ato janë pariat, ‘bijtë e Zotit’ (Harijan), ashtu sikurse Gandi në mënyrë të dhimbshur i quajti ato, apo ‘të shtypurit’ (Dalit), ku disa si avokati dhe politikani B.R. Ambedkar e përshkruanin veten e tyre, ‘të papkrekshmit’ ishin të margjinalizuar dhe të përjashtuar nga katër kastat e njohura nga filozofia klasike e Hinduizmit. Sipas kësaj filozofie, rendi i kozmosit është i përsosur dhe ligji universal (dharma) krijon kastat dhe kategoritë. Kastat janë përfaqësueset më të përsosura njerëzore të këtyre kategorive dhe rendeve. Ata respektojnë dhe reflektojnë dharman, e cila duhet të respektohet, përjetësohet, dhe të promovohet nëse ne dëshirojmë të veprojmë në harmoni me rendin e makrokozmosit. Priftërinjtë, mësuesit, intelektualët (Brahmanët), luftëtarët, mbretërit dhe princat (ksatrijat), artizanët dhe shitësit (vaiziat) janë të zgjedhur dhe mund të arrijnë dijen, ndërsa shërbëtorët (sudrasët)- të cilët në vetvete janë të ndarë në një shumësi kategorish- u binden kastave më të larta duke ndjekur aktivitetet që kanë vlerë më të pakët shpirtërore dhe shoqërore.
Pariatët përfaqësojnë ende një kastë tjetër që ekzison jashtë sistemit të kastave, në fundin më të skajshëm të hierarkisë kozmike, dhe jetojnë në një gjendje të papastërtisë, padinjitetit dhe varfërisë. Ky është pra, një rend apo harmoni që kërkon një hierarki të eprorëve dhe inferiorëve, dhe terësisë së marrëdhënieve të tij shoqërore- hapësirave, tregtive, martesave, miqësive dhe kështu me rradhë – është e kodifikuar në mënyrë të tillë për të reflektuar këtë realitet. Gandi luftoi për tu dhënë të paprekshmëve apo harixhanëve të drejtën për tu arsimuar, ti nxirrte ato nga varfëria dhe ti siguronte se ato kishin trajtim më të mirë. Ai vijoi një luftë të pandërprerë kundrejt padrejtësive dhe përbuzjeve të atyre që ishin përjashtuar nga sistemi me të cilin duhet të përballeshin. Në janarin e vitit 1934, ai e interpretoi tërmetin e Biharit si një paralajmërim dhe ndëshkim për kastat e larta, arrogancën e tyre dhe ‘mëkatet’ e tyre kundrejt të varfërve dhe pariatëve.
Kur ai vdiq në janar të vitit 1948, sistemi kastë ishte shfuqizuar për një vit (me pranimin e pavarësisë së Indisë), në sajë të Kushtetutës së hartuar nën autoritetin e Ambedkar, i cili u emërua nga Nehru. Ai ishte një kritik shumë i hershëm i qëndrimit ‘mbi’ s-mospërfillës’ së Gandin, e ai donte që të paprekshmit të quheshin ‘ të shtypur’ (dalit) dhe mbrojti parimin e “veprimit afirmativ ‘ apo diskriminimin pozitiv në favor të kastave të margjinalizuara. Megjithatë, realiteti, nuk ishte aq i mirë. Ligji nuk kishte fuqi për të ndryshuar mentalitetet. Sistemi jetohej në heshtjen e jetës së përditshme, dhe larg shkeljeve të dukshme të ligjit. Gandi e dinte dhe theksoi (tashmë mbi pesëdhjetë vjet më parë ) se ishte e nevojshme për të punuar në idenë themelore të Njeriut që po mësohej në shkolla dhe gjetiu, në kuptimin moral dhe madje edhe konceptin e vëllazërisë që shtrihet në zemër të filozofive dhe feve.
Përveçse kjo ishte bërë dhe megjithëse njerëzit ishin të arsimuar, ligji nuk do të ishte asgjë më shumë se një pretekst apo një instrument i rrezikshëm në duart e atyre që mbajtën pushtetin (dhe / ose fuqinë e fjalës), dhe që mbrojtën privilegjet e tyre në sajë të ligjeve që dukeshin të ishin në thelb barazitare, por që nuk ishin barazitare në praktikë. Kjo çështje ishte në qendër të debatit mes Ambedkar, i cili ishte vetë një bir i kastës së paprekshme, dhe që po kërkonte barazi, rezistencë, drejtësi, të drejtën për të interpretuar ligjin dhe për ta pranuar si të vërtetë si dhe fjalimin militant , dhe nga ana tjetër Gandit, i cili mbrojti dashurinë për të përjashtuarit, dhe reformimin nga brenda në sajë të angazhimit aktiv të elitës dhe të pasurve.
Si një njeri fetar, ashtu si dhe një aktivist, Gandi e përshkroi veten e tij si “hindu, krishter, budist dhe hebre” dhe sfidoi të gjithë ato fetë duke i shikuar ato dita-ditës në praktikat e përditshme shoqërore të tyre . Ai paralajmëroi se: “Nëse kemi humbur të vërtetat tona morale, në kemi pushuar së qënuri fetar.” Praktikat dhe filozofive duhet, me fjalë të tjera, të jenë në përputhje dhe duhet të konsiderohen së bashku. Të njëjtat pyetje ngrihen nëpër shoqëritë tona moderne, të dyja si Veriu ashtu edhe Jugu, me të njëjtin intensitet si në kohën e Gandit, edhe pse kastat, klasa dhe kategori të shoqërive tona -qofshin ato ‘zhvilluar’ ose ‘në zhvillim’- duket se janë më pak të dukshme se ata që ishin në Indinë e gjysmës së parë të shekullit XX. Marrëdhënia dialektike është ende e njëjtë dhe pyetjet duket se nuk kanë ndryshuar: pabarazitë konkrete të përditshme na kërkojnë ne që të jemi kritik ndaj filozofive tona themelore dhe konceptimit tonë të vëllazërisë njerëzore, ashtu siç ata duhet të sfidojë qëndrueshmërinë e sistemeve që pretendojnë se janë barazitare. Nuk mund të ketë ligj pa etikë, dhe nuk mund të ketë etikë pa ligj: më ose pa Zotin, ne gjejmë të njëjtin ekuacion në të gjitha fetë dhe në të gjitha filozofitë shpirtërore, humaniste apo dhe politike.
Perktheu: Ervin Hakorja
…
