6.5 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Rezolutë anti-Dick Marty-t, Rama i ashpër me opozitën

Më të lexuarat

I pari i qeverisë: PD-ja, “thikë në shpinën” e Kosovës

Në një seancë për një rezolutë kundër raportit të Dick Marty-t, hartuar nga PS, kryeministri Rama u tregua i ashpër me PD-në, duke e akuzuar si manipulatore politike ndër vite me çështjen e Kosovës.

“Kjo rezolutë e ka zanafillën në votën që keni dhënë ju në Këshillin e Evropës, Dick Marty. Ia keni hapur rrugën ju. Përkundër votës së Shpëtim Idrizit dhe Damian Gjiknurit që votuan kundër. Thikat që i keni ngulur ju Kosovës ka qenë që ditën e parë. Ditën ia ngulët në gjoks Presidentit të Kosovës. Ju jeni në fakt thika në shpinën e Kosovës. Dhe këtij roli historik nuk keni për t’i shpëtuar kurrë”, tha Rama, i irrituar me faktin që muaj më parë, jashtë çdo konteksti, PD diktoi një rezolutë për Srebrenicën, të cilën PS nuk e votoi, për ta bërë më pas këtë akt vetëm para pak ditësh, në rastin e përvjetorit të asaj masakre nga serbët.

“Kujtoheni për gjenocidin në Kosovë, po të shohësh historinë rezolutave sheh edhe ndryshimin si nata me ditën mes jush dhe nesh. Mes asaj që quhet PD që sot se di si quhet dhe ne që jemi Partia Socialiste e Shqipërisë. Sa herë ka pasur krizë dhe ju është dashur ta kapërceni, keni futur në mes viktimat e Kosovës. Merreni dhe shihini, ju e dini më mirë historinë e partisë tuaj. Shiheni se përkon me rezolutat. Zgjoheni ju në 2022 dhe kujtoheni për Srebrenicën. Ju nuk keni lidhje, jeni gati t’i rivarrosni dhe t’i fusni në varrin masiv për t’u thënë kujt të mundni që socialistët nuk duan. Jeni gati ta bëni lëmsh politikën ndërkombëtare të Shqipërisë. Përpara se për të zgjidhur problemet mes foltores dhe gojores, duhet dakordësia e ndërkombëtarëve”, tha Rama. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit