12.8 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

REISUL ULEMA PRITI Z. XHEMAL DAUTIN DREJTORIN E KOMPANISË “DAUTI KOMERC”

Më të lexuarat

Të enjten më 24 03.2023 – Dita e parë e Ramazanit Reisul Ulema priti Z. Xhemal Dautin – Drejtorin e Kompanisë së mirënjohur në vend dhe jashtë ” Dauti Komerc”.

Reisul Ulema i shprehi falënderimet më të thella për vizitën dhe urimet që i përcolli Reisul Ulemsë dhe besimtarëve në përgjithësi.
Edhe Z. Xhemal Dauti uroj Reisul Ulemasë hyrjen në Muajin e shenjtë të Ramazanit duke i dëshiruar shëndet dhe agjërim të kendshëm. Më pastaj u bisedua për çështje që kanë të bëjnë me zhvillimet e rrjedhave të sferave të ndryshme në veçanti në ate ekonomike dhe më gjërë.
Z. Xhemal Dauti bashkë me vëllezërit e tij tashmë me Kompaninë e tyre janë shumë të suksesshme në sferën ekonomike që vepron në tregun ballkanik dhe më gjërë dhe me këtë kanë dëshmuar se me punë dhe me mençuri e profesionalizëm edhe në këtë nënqiell mund të arrihen suksese të mëdha.
Kompania Dauti Komerc sot njihet si gjigant në sferën e bisnesit në vend dhe kudo në Europë.
Xhemal Dauti ka dëshmuar veten edhe në sferën e zhvillimit të vlerave arsimore, shkencore e humanitate dhe gjithmonë kur e do nevoja ështē në shërbim të vletave fetare, kombëtare dhe njetëzore. Në fund Reisul Ulema Z. Xhemal Dautin e nderoi me një Mirënjohje dhe Dekoratë për veprimtarinë e tij të bujshme me Kompaninë ” Dauri Kometc” në sfera të ndryshme
Zoti e bekoftë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit