16.7 C
Pristina
Sunday, April 28, 2024

Reagimi profesional mbi (mos) ndërtimin e Xhamisë në Prishtinë

Më të lexuarat

Këtij peticionit bajagi mirë të kamufllum, bash qashtu qysh këta janë mësu qysh me ju qasë popullit për me i bo të pranushëm veprimet e tyne të zeza para tyne, veç duhet me i thanë ”Mos u boni horë”.

Tu mos e vlerësu asnihere mendjemprehtësinë’ e kujtedo per me ofru bindjen personale mbi të drejtat e një besimi të caktuar, në kete rast musliman, mbi baza të profesionales, ju themi se aktualisht naj pamje ma të bukurë nuk kemi, dhe zgjedhja e këtij projekti po ashtu nga profesionistë, ju pamundëson kontestimin në emer të tij.

Duke i mirëkuptu faktin se pasi që xhamia, ka qenë rast i pamundshëm per me u kundershtu ne baza të tjera siç është Evropianizimi, emancipimi etj etj pasi që sot vetëm në Gjermani janë dikund mbi 1750 Xhami, ju keni tejkalu çdo normë të normales me shpi(f)kje të ideve të ndryshme, në zavendesim.

Politika, njejt edhe grupet e ndryshme që po tentojnë të shkelin binjdet me bindje, besoj e dinë mirë se jane duke e tepruar.
Eshtë tepruar së pari nga qeverisjet e ndryshme në Prishtinë, të cilat njana pas tjetrës ka vepruar zi e ma zi me mos dhanien e lejes për ndërtimin e xhamisë.

Lëreni rehat popullin, dhe besimtarët në të drejten e tyre.
Në nje afërsi marramendëse të ketij vendi gjindet katedralja e cila ka hapësirë gati se per të gjithë besimataret krishterë të vendit tonë, dhe rastësisht nuk pati asnjë peticion mbi pamjen e saj, të gjithë ishim me një shije.

Në demokraci fiton shumica, e ju në emër të demokracise po luani me shumicën.

Kjo XHAMI, me ose pa peticione,
me ose pa pëlqimin e atyre që e urrejnë,
me ose pa reflektimin e institucioneve,
do të jetë pjesë e selfie-ve tona dhe tuaja së shpejti.

Andaj, menaxhoni mendimin se jeni shumë të zgjuar,
siç e menaxhoni urrejtjen duke na e prezantuar si mendim në të mirë të pergjithshme.

Plotësisht i sigurtë
Fatmir Smajli

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit