Reagimi i Hamasit ndaj deklaratave të Presidentit Amerikan: “Pengesa e vetme është Netanyahu”

Më të lexuarat

Lëvizja Hamas reagoi ndaj deklaratave të Presidentit të SHBA-së, i cili pretendoi se grupi palestinez është ai që refuzon ofertat për armëpushim në Gaza.

“Hamas nuk ka qenë kurrë pengesë për marrëveshje”

Në deklaratë theksohet se Hamas “nuk ka qenë kurrë një pengesë në rrugën drejt arritjes së një marrëveshjeje për armëpushim në Rripin e Gazës” dhe se ka treguar “gjithë fleksibilitetin dhe pozitivitetin e nevojshëm”.
Sipas lëvizjes, administrata amerikane, ndërmjetësit dhe i gjithë bota e dinë se krimineli i luftës, Benjamin Netanyahu, është i vetmi që ka bllokuar çdo përpjekje për marrëveshje.

“Netanyahu e rrëzoi marrëveshjen e janarit”

Deklarata akuzon kryeministrin izraelit se është tërhequr nga marrëveshja e janarit dhe se ka shpërfillur plotësisht propozimin Witkof, të cilin Hamas e kishte pranuar.
Po ashtu, theksohet se Netanyahu kreu një krim të rëndë kur bombardoi selinë e takimit të delegacionit të Hamasit në Doha, ndërkohë që po diskutohej “dokumentin e fundit të presidentit Trump”.

Thirrje ndaj SHBA-së

Në përfundim, Hamas i bëri thirrje administratës amerikane që të mbajë anën e drejtësisë dhe të ndërhyjë për të detyruar “qeverinë terroriste të okupimit” të ndalojë “krimet e gjenocidit, spastrimit etnik dhe zhvendosjes me forcë kundër popullit palestinez”, duke i hequr asaj mbështetjen politike dhe ushtarake.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit