12.6 C
Pristina
Thursday, May 16, 2024

Raporti i BE: 40 % e myslimanëve të Europës të diskriminuar, ja problemet që përballen

Më të lexuarat

Diskriminimi kundër myslimanëve të Europës po rritet me dy në pesë prej tyre, ose 40 përqind. Kjo do të thotë se ata janë përballur me trajtime të padrejta në rastet kur kanë kërkuar një vend pune, apo një shtëpi, por edhe në shërbimet publike si edukimi apo kujdesi shëndetësor.

Në të parin raport të këtij lloji në një dekadë, thuhet se rreth 30 përqind e të anketuarve thonë se janë fyer dhe 2 përqind janë sulmuar edhe fizikisht në 12 muajt e kaluar.

Sondazhi është zhvilluar nga fundi i 2015 dhe fillimi i 2016 nga Agjensia për të Drejtat e Njeriut të BE-së, ndërsa në të janë përfshirë 10500 myslimanë në 15 shtete europiane si Franca, Gjermania, Holanda, Spanja, Suedia dhe Britania e Madhe.

Pjesa më e madhe e atyre që janë trajtuar padrejtësisht në 5 vitet e shkuara, sipas vëzhgimit, mendojnë se shkak për këtë ka qenë emri, ngjyra e lëkurës apo pamja e tyre.

Rreth 17 % e të anketuarve thonë se ndihen të diskriminuar në mënyrë të drejtpërdrejtë prej besimit të tyre.

Ndërkohë 40 % e grave që mbajnë shami, apo perçe në public, ndjejnë se ajo është shkak i diskriminimit të tyre kur kërkojnë një vend pune.

Më shumë se 30% e grave që mbajnë veshje tradicionale apo fetare, thonë se janë ngacmuar, kryesisht nëpërmjet xhesteve fyese apo komenteve.

Vetëm 12 përqind e myslimanëve që kanë përjetuar diskriminimin dhe 9 përqind e atyre që janë ngacmuar, thonë se kanë marrë mundimin t’i raportojnë rastet.

Vëzhgimi po ashtu ka dalë në përfundimin se 47% e burrave të ndaluar nga policia thonë se besojnë se shkak ka qenë veshja e tyre tradicionale.

Sipas raportit, myslimanët e Europës, që përbëjnë rreth 4 përqind të popullatës së kontinentit, kanë një nivel besimi nën mesataren tek institucione si policia apo sistemi i drejtësisë në vendin ku jetojnë. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit