22.7 C
Pristina
Monday, April 29, 2024

Myslimanët të zemëruar, policët hynë në xhami pa hequr këpucët (video)…

Më të lexuarat

Një veprim i policisë britanike duke hyrë me këpucë në xhaminë Townfield në High Wycombe, Buckinghamshire, ka zemëruar besimtarët myslimanë.

Në Islam, adhuruesit heqin këpucët para se të hyjnë në xhami për të mbajtur pastërtinë brenda dhe për shkak të simbolikës së të qenurit i pastër para dhe gjatë namazit.

Por ky rregull është shkelur nga policët, të cilët fillimisht i njoftuan për një incident jashtë xhamisë, por më pas kanë hyrë brenda saj. Ky veprim është kundër praktikës islame, çka ka sjellë edhe reagimin e besimtarëve që kërkuan daljen jashtë të punonjësve të policisë.

Një video që qarkullon në rrjet dhe emetuar në disa media, tregon besimtarët që bërtisnin me zemërim në drejtim të oficerëve për mos heqjen e këpucëve, ndërkohë që një nga oficerët po përpiqej të shpjegonte sepse ata ndodheshin aty.

Një tjetër oficer policie flet në radio dhe informon se njerëzit brenda ndërtesës janë ‘agresivë’.

Autoritetet po kryejnë një hetim mbi incidentin, ndërkohë që nuk ka asnjë të ndaluar. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit