16.7 C
Pristina
Friday, September 17, 2021

Që 11 vjet jashtë funksionit spitali i mushkërive në Pejë

Më të lexuarat

Kanë kaluar 11 vjet që kur është mbyllur për pacientë spitali i mushkërive në Pejë.
Një ekip i ekspertëve vendor dhe ndërkombëtar të lëmisë së shëndetësisë, atë kohë kishin rekomanduar mbylljen e spitalit pasi që nuk i plotëson standardet e kërkuara, ndërsa ishte vendosur të rrënohej i vjetri e në vend të tij të ndërtohet një objekt i ri dhe modern.

Por, as njëmbëdhjetë vite nuk kanë mjaftuar që spitali i mushkërive, si më i madhi në vend të vihet në funksion.
Drejtuesit e Spitalit regjional të Pejës janë skeptik rreth mundësisë së funksionalizimit të këtij spitali në muajin shtator të këtij viti, afat ky i caktuar nga ministria e shëndetësisë.

Pastaj janë mundësitë buxhetore ato që e pamundësojnë jetësimin e spitalit të mushkërive, ndërsa donacionet e huaja apo mundësia e ndonjë marrëveshje për partneritet publiko privat mund ta rikthejë në jetë këtë sektor të shëndetësisë.

“ Është vështirë të vihet në funksion ky spital pasi i kushton shumë buxhetit të Kosovës, ndërsa nga participimet e pacientëve as që mund të shpresohet, shumica nga ta janë të liruar nga participimet. Problemi tjetër është tek stafi mbështetës që do të bartej në objektin e ri, nëse do të merrnim punëtor të ri ndihmës kjo do t’i rriste shpenzimet edhe më tej për buxhetin ”, ka thënë Skënder Dreshaj, drejtor i Spitalit Rajonal të Pejës.

Dreshaj dyshon në qëndrueshmërinë e funksionimit të spitalit që në hapjen e tij, ndërsa vetëm donacionet e huaja dhe aktivizimi i të gjithë akterëve shtetëror mund ta mbajnë në jetë spitalin.

“ Vetëm për shpenzime vjetore të spitalit janë planifikuar të ndahen rreth 138 mijë euro që është e pamundur me to të mbahet një spital ku dihen shpenzimet e mëdha që nevojiten. Këto para nuk i mbulojnë shpenzimet e ngrohjes, shpenzimet ditore dhe çdo nevojë tjetër që paraqitet ”, ka deklaruar Dreshaj.

Dreshaj është shprehur se premtimet e ministrit të shëndetësisë, Ferid Agani dhe përkrahjen që pritet ta ketë nga qeveria edhe mund t’i bëj sfidë problemeve të shumta që mund t’i ketë spitali i mushkërive.

“ Ministri i Shëndetësisë, Ferid Agani ka premtuar se do funksionalizoj spitalin, ndërsa edhe qeveria nuk do ta lë në rrugë. Është e vështirë të fillohet një projekt, por duke e pa gjendjen edhe do të aktivizohet qeveria dhe ndonjë donacion i huaj që të mbaj në këmbë spitalin ”, është shprehur Dreshaj.

Nga drejtoria e spitalit Regjional të Pejës ishte kërkuar që spitali i mushkërive të bëhet i vetëm në tërë vendin dhe të vendosej në Pejë.
“ Nëse nuk bëhet spital në vete do të jetë vështirë të mbahet.

Por nëse bëhet i tillë, atëherë do të jetë një qendër e vetme në tërë Kosovën dhe nuk do të ketë mundësi që secili spital rajonal ta ketë reparte të njëjta dhe të krijohen shpenzime më të mëdha.Ndërsa nëse vazhdon sikur tani i ndarë në një repart të veçantë në kuadër të spitalit, nuk paraqet ndonjë problem ” ka thënë më pas Dreshaj. Kjo sipas tij “ pritet të shihet në ditët në vazhdim se si do të vendoset.

Dreshaj ka treguar për objektin e ri të ndërtuar që ka filluar që në vitin 2010 dhe tani është afër përfundimit.

“ Projekti i ndërtimit të objektit të spitalit ka filluar në vitin 2010 dhe është ndarë në tri faza. Faza e parë ka përfshi ndërtimin e vrazhdë, që ka kushtuar 800 mijë euro dhe është përfunduar në vitin 2010., ndërsa faza e dytë dhe e tretë përfshijnë inventarizimin dhe funksionalizimin e tërësishëm të spitalit. Për këtë fazë janë ndarë 930 mijë euro. Zgjatja kaq e madhe ka qenë shkaku i mjeteve buxhetore, ka treguar për “ Kohën Ditore ” Dreshaj.

Dreshaj më tej ka treguar për strukturën e objektit ku ka thënë se “ kati i parë i tij do t’i takoj sëmundjeve të mushkërive, si pjesë që ka të bëj me tuberkulozin dhe rastet rezistente ” ndërsa, kati i dytë do të aktivizohet më vonë dhe është parapa për kirurgji torakale ”.kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit