20.3 C
Pristina
Sunday, April 28, 2024

Pyetjet e fëmijës katër vjeç e gjysmë.

Më të lexuarat

Nga: Sara el Halue

Pyetjet e fëmijës katër vjeç e gjysmë.

Në moshën afërsisht katër vjeç e gjysmë, fëmija fillon një periudhë të re, që e quajmë “filozofi i vogël“. Në këtë moshë ndodh një revolucion i trurit. Fëmija përqendrohet më shumë, debaton dhe bisedon më shumë, kërkon shpjegim më shumë dhe pyet më shumë rreth çështjeve. Fëmija ndonjëherë provokon reagime nga më të ndryshmet, ngacmon tek ju çudinë dhe habinë tuaj përmes pyetjeve të tij, disa prej të cilave nganjëherë i shqetësojnë së shumti prindërit, në veçanti nëse nuk marrin një përgjigje për pyetjet e tyre, dhe sepse ata duan që fëmija të mos e hetojë paditurinë e tyre mbi sa pyetën, gjë e cila  presupozohet si një gabim, në të cilin prindërit bien shpesh.
Nëse duam që dëshira e fëmijëve për të mësuar të mbetet gjallë, interesimi ynë për t’i dhënë përgjigje sa më të mira fëmijës kundrejt pyetjeve që ai bën, është mjeti më i mirë për një gjë të tillë. Interesimi ynë që t’i përgjigjemi fëmijës me një përgjigje sa më të mirë, është një mjet i cili e shton fjalorin gjuhësor të fëmijës dhe është një mjet i shkëlqyeshëm, që e stimulon fëmijën të ndryshojë pozitivisht përmes pyetjeve që ai bën. Përmes pyetjeve që shtron, fëmija shpreh interesimin e tij dhe preferencën e vet në momentin në fjalë. Madje nganjëherë pyetjet e fëmijës shprehin frikën dhe shqetësimin e tij, si dhe të tjera kërshëri edhe më të komplikuara e edhe më të thella.
Pyetjet e  filozofit të vogël:
Kur fëmija është në moshën katër vjeç e gjysmë, ai bën pyetje të shumta dhe kur ai i bën pyetjet e tij nuk bën kujdes që ato të jenë në një kohë të përshtatshme. Disa herë pyetjet e fëmijës i vënë  në siklet prindërit, si për shembull pyetja, si erdha unë, ose disa pyetje rreth besimit fetar, ose pyetje mbi natyrën, universin, krijesat etj, që janë të vështira për të marrë përgjigje të denjë dhe të përshtatshme nga prindërit.
Zhvillimi mendor tek fëmijët:
Zhvillimi i shpejtë mendor tek fëmija në moshën katër vjeçare ka nevojë për përgatitje, durim dhe interesim mbi pyetjet që fëmija jona na bën dhe përgjigjen lidhur me to. Përgjigjet duhet të jenë të sinqerta, të drejta dhe para së gjithash të posedojnë kushtin, që ajo që po i thoni fëmijës, të jetë e saktë dhe duke ditur se fëmija krahas përgjigjes së saktë, preferon që përgjigja të jetë e specifikuar. Disa fëmijë, ndryshe nga ajo çfarë është e njohur për këtë moshë, nuk pyesin. Në një situatë të tillë nevojitet që ne ta pyesim paraprakisht fëmijën me pyetje të ndryshme, që ia ngacmojnë atij mendimet. Gjithashtu duhet t’i japim fëmijës shans, që të mendohet si dhe duhet të përpiqemi që ta vlerësojmë për çdo orvatje të tij për të pyetur, edhe nëse orvatjet e tij janë të gabuara.
Regjistrimi i pyetjeve të fëmijës:
Është shumë gjë e bukur, që nëna të ngarkojë ndonjë nga fëmijët e saj më të mëdhenj në moshë, që të regjistrojë pyetjet e fëmijës dhe zakonisht fëmijët e presim mirë këtë gjë, sidomos nëse shohin se kjo është diçka me interes dhe ngacmuese për prindin. Gjithashtu fëmijët e konsiderojnë këtë gjë si diçka argëtuese, gjë që nga njëra anë na ndihmon të mbjellim në shpirtrat e fëmijëve tanë të mëdhenj vlerën e pyetjes në përgjithësi dhe faktin se të pyeturit është vlerë, gjë që kultivon tek ata të pyeturin, ndërsa në krahun tjetër mbjellim në shpirtrat e tyre, që edhe ata në të ardhmen të preokupohen me pyetjet e fëmijëve të tyre, kur jenë bërë vetë nëna e baballarë. Përveç kësaj mund të përpiloni një fletore me pyetjet e fëmijëve, që do t’ju ndihmojë të kërkoni mbi përgjigjet e tyre dhe të jeni paraprakisht të parapërgatitur për to.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit