8.2 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Kosova regjistron gjashtë vdekje nga COVID-19

Më të lexuarat

Në Kosovë janë regjistruar gjashtë vdekje dhe 3,917 raste të reja me koronavirus, njoftoi Ministria e Shëndetësisë më 27 janar. Rastet e reja dolën pas testimit të 15,268 mostrave. Nga kjo shifër i bie se 25.65 për qind e të testuarve kanë rezultuar pozitivë me sëmundjen COVID-19. Në njoftimin e MSH-së, që i referohet të dhënave të 24 orëve paraprake, bëhet e ditur se janë shëruar edhe 617 pacientë. Në Kosovë, aktualisht janë 28,751 raste aktive me koronavirus. Gjatë këtyre 24 orëve, autoritetet shëndetësore kanë dhënë edhe 4,623 doza të vaksinës kundër koronavirusit. Deri më tani, të vaksinuar plotësisht me dy doza të vaksinës janë 803,638 persona. Në Kosovë, të gjithë personat nga mosha 12-vjeçare mund të vaksinohen kundër koronavirusit. Dozën përforcuese dhe atë të tretë mund ta marrin të gjithë personat mbi 18 vjeç që janë imunizuar me dy doza para tre muajsh.

/rel/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit