Putini: Shpresoj që të mos ketë nevojë për përdorimin e armëve bërthamore në Ukrainë

Më të lexuarat

Moska ka mjaftueshëm forca dhe burime për ta çuar përpara “operacionin special ushtarak” në Ukrainë deri në përfundimin e tij “logjik”, tha presidenti rus.

Presidenti rus Vlladimir Putin deklaroi se shpreson që të mos ketë nevojë për përdorimin e armëve bërthamore në Ukrainë, raporton Anadolu.

Në një paralajmërim për një intervistë me gazetarin rus Pavel Zarubin, një pjesë e së cilës u publikua të dielën në kanalin e tij në Telegram, Putin tha se vendi i tij ende nuk ka pasur nevojë të përdorë armë të tilla që nga fillimi i luftës mes Rusisë dhe Ukrainës më 24 shkurt 2022.

“Nuk ka pasur nevojë të përdoret arma që përmendët. Dhe shpresoj që të mos ketë nevojë as në të ardhmen,” tha Putin, duke shtuar: “Donin të na provokonin, të na shtynin drejt gabimeve.”

“Kemi mjaftueshëm forcë dhe burime për ta çuar deri në fund atë që ka nisur në vitin 2022, me një rezultat që i përshtatet Rusisë,” shtoi ai.

Ai gjithashtu tha se pajtimi mes Rusisë dhe Ukrainës është “i pashmangshëm” dhe se kjo është vetëm “çështje kohe”, pavarësisht “tragjedive” që po ndodhin në mes të konfliktit të armatosur që po hyn në vitin e katërt.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit