Mijëra qytetarë morën pjesë në një marshim të madh në kryeqytetin e Argjentinës, Buenos Aires, në mbështetje të popullit palestinez. Protesta u organizua nga Komiteti Argjentinas i Solidaritetit me Popullin Palestinez, si pjesë e një fushate kombëtare nën moton: “Argjentina kundërshton gjenocidin në Gaza”.
Demonstruesit valëvitën flamuj palestinezë dhe mbanin pankarta kundër agresionit izraelit. Shumica e tyre ishin të veshur me të kuqe, në shenjë simbolike për gjakun e derdhur të palestinezëve dhe kundërshtimin ndaj dhunës ndaj civilëve.
Protesta të ngjashme u mbajtën edhe në disa qytete dhe provinca të tjera të Argjentinës, duke reflektuar një qëndrim të gjerë publik kundër pushtimit izraelit dhe krimeve në territoret palestineze.
Në një deklaratë të lexuar njëkohësisht në të gjitha qytetet pjesëmarrëse, Komiteti i Solidaritetit bëri të ditur se mbi 57,000 palestinezë janë vrarë që nga tetori i vitit 2023 për shkak të bombardimeve të vazhdueshme izraelite ndaj kampeve të refugjatëve, spitaleve, shkollave dhe qendrave të ndihmës humanitare.
Deklarata dënoi gjithashtu mundësinë që qeveria argjentinase të transferojë ambasadën e saj në Jerusalem, duke e cilësuar si shkelje të ligjit ndërkombëtar. Komiteti kërkoi anulimin e marrëveshjeve ekonomike dhe të sigurisë me Izraelin, në përputhje me angazhimin historik të Argjentinës për të drejtat e njeriut. /mesazhi
