Prokuroria e Gjakovës kërkon paraburgim për katër serbët e arrestuar në fundjavë

Më të lexuarat

Bazuar në kërkesën e Prokurorisë ndaj këtyre katër të arrestuarve, kanë nisur hetimet dhe sipas tyre ekziston dyshimi i bazuar se të pandehurit kanë kryer veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve.

Prokurori Themelore në Gjakovë ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit prej 30 ditësh ndaj katër të pandehurve me inicialet B.R., N.V., P.K., M.S., të nacionalitetit serb. Bëhet fjalë për katër të arrestuarit në fundjavë në Gjakovë.

Bazuar në kërkesën e Prokurorisë ndaj këtyre katër të arrestuarve, kanë nisur hetimet dhe sipas tyre ekziston dyshimi i bazuar se të pandehurit kanë kryer veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve.

“Sipas kërkesës së Prokurorisë, ndër të tjera ceket se ekziston dyshimi i bazuar se të pandehurit me inicialet B.R., N.V., P.K., M.S., të nacionalitetit serb, me datë 05.04.2025, në Rr. “Gasper Karaqi” në Gjakovë, të pandehurit në bashkëkryerje e duke vepruar në kundërshtim me ligjin për armët, posedojnë armë të ftohta, dhe atë një sopatë, një thikë me këllëf, dhe një thikë sharrë”, thotë Prokuroria e Gjakovës.

Ndryshe, 16 persona të ndarë në katër automjete me targa të Kragujevcit të Serbisë u arrestuan gjatë fundjavës së kaluar në Gjakovë dhe Prizren. Kështu bëri të ditur ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, mbrëmë, i cili tha se katër prej tyre rezultuan të jenë oficerë aktivë të shërbimeve të sigurisë së Serbisë.

Sipas minstrit Sveçla, njëri nga të arrestuarit është i afërt me të dyshuarin kryesor për vrasjen e rreshterit policor të Kosovës, Afrim Bunjaku.

E me kërkesë të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, dje u mbajt një mbledhje e Këshillit të Sigurisë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit