3.3 C
Pristina
Thursday, April 18, 2024

PRIVATIZIMI I DISTRIBUCIONIT SHTRENJTON RRYMËN?

Më të lexuarat

Njohës të çështjeve energjetike dhe përfaqësues të organizatave joqeveritare, shprehin dyshimin në kapacitetet menaxhuese dhe financiare të konsorciumit fitues për Privatizimin e Distribucionit dhe Furnizimit me Energji Elektrike, i njohur me shkurtesën KEDS. Ata madje shprehen se edhe pas këtij procesi, nuk do të ketë përmirësim në cilësinë e shërbimeve, por ekzistojnë mundësitë për ngritjen e çmimeve të energjisë së shpenzuar.

Ditë në parë, autoritetet kompetente në Prishtinë, kanë shpallur konsorciumin turk Limak& Çalik, ofertuesin e preferuar për Privatizimin e KEDS-it.

Nazim Haliti, zëvendësdrejtor ekzekutiv në Forumin për Iniciativë Qytetare, nuk e vlerëson kompaninë e preferuar për privatizimin e KEDS-it. Ai e quan të mjegullt dhe jotransparent procesin e privatizimit.

Haliti nuk është optimist se qeveria do të jetë këmbëngulëse që të vendosë kritere në këtë kontratë, që do të ishin dobiprurëse për qytetarët e Kosovës.

“Janë shumë çështje, shumë dilema që kanë të bëjnë më këtë proces, siç është humbja e energjisë elektrike në rrjet, aspekti i importit, sa do t’i kushtojë kjo qytetarëve të Kosovës.
Çmimi që mund të rritet, subvencionimi i mundshëm që mund t’i bëhet kësaj kompanie pas privatizimit, dhe shumë elemente tjera favorizuese që shpesh këto kompani dinë të marrin nga qeveria. Natyrisht se kjo do të afektojë edhe në ngritjen e çmimit të energjisë”, shprehet Haliti, për REL.

Ndërsa Ethem Çeku, ish ministër i energjisë, konsideron se në këtë sektor ekzistojnë probleme të shumta.

Ai thotë se sektori privat më nuk e ka anën sociale të tregut, humbjet e energjisë, siç i quan ai, politike në pjesën veriore të Kosovës, investitori i ri, i rikthen në faturim, pra në ngritjen e tarifave për energji elektrike.

“Unë nuk dëshiroj që të ndodhë, por unë jam shumë i bindur se rritja e tarifave në vitet e ardhshme do të jetë në bazë të vlerave investuese që i bën kompania”, thekson Çeku.

Por, zyrtarët e qeverisë e mohojnë një gjë të tillë.

Fëllanza Hoxha, menaxhere e projektit në Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik, thekson se tarifat e energjisë, nuk varen nga kompania menaxhuese e distribucionit, por nga Zyra e Rregullatorit të Energjisë.

“Tani pritet të privatizohet kompania e cila do t’i ketë tarifat e rregulluara, jo tarifat të cilat varen vetë prej kompanisë e cila do t’i vendosë. Por, këto tarifa do të jenë të rregulluara nga Rregullatori i Energjisë Elektrike”, shprehet Hoxha.

Sidoqoftë, oferta prej 26.3 milionë eurosh, e ofruar nga konsorciumi turk Limak-Çalik, është shpallur më e mira në garën për privatizimin e Distribucionit dhe të Furnizimit me Energji Elektrike.

Por, që kjo kompani të shpallet fituese zyrtarisht, nevojitet aprovimi i kabinetit qeveritar.kohaislame

Artikulli paraprak
Artikulli tjetër
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit