12.2 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Prishtina afër zgjidhjes së problemit të ujit për 30 vjetët e ardhshme

Më të lexuarat

Prishtina pritet ta zgjidhë problemin e ujit të pijshëm për 30 vjetët e ardhshëm. Ministria e Financave nënshkroi sot një marrëveshje me Bankën Gjermane për Zhvillim për ndërtimin e Fabrikës së ujit për qytetin e Prishtinës, që do të ndërtohet në fshatin Shkabaj.

Punimet do të fillojnë vitin e ardhshëm dhe fabrika do të kushtojë rreth 32 milionë euro. Banka Gjermane për Zhvillim i ka dhënë 20 milionë dhe pjesën tjetër i ka dhënë Komisioni Evropian dhe Qeveria e Kosovës.

Shuma e përgjithshme e kostos së projektit është vlerësuar 32 milionë euro. Fondi përbëhet nga 5 milionë euro grante nga Bashkimi Evropian dhe 20 milionë kredi zhvillimore nga bashkëpunimi financiar gjerman, ndërkaq pjesa tjetër e mjeteve për këtë projekt do të mbulohen nga Kosova. Ministri i Financave Bedri Hamza tha se ngritja e kapaciteteve të prodhimit të ujit do të zgjidhë problemin e furnizimit të gjithë rajonit të Prishtinës me ujë të pijshëm:

Rene Escheman, drejtor i Bankës Gjermane për Zhvillim për Shqipëri dhe Kosovë tha se zotimet e Qeverisë gjermane për Kosovën, gjatë 12 vjetëve të fundit arrijnë shifrën rreth 230 milionë euro.

Sektori i ujit është në fokus të bashkëpunimit financiarë gjerman. Për, këtë sektor, Qeveria gjermane prej vitit 1999 ka dhuruar 70 milionë euro. Jemi zotuar të bëjmë më shumë, tha Escheman.

Ky projekt do të sigurojë furnizim me ujë të pijshëm për 30 vjetët e ardhshme, ndërkaq ndërtimi i fabrikës për prodhimin e ujit është paraparë në vititn 2013 në fshatin Shkabaj dhe do të furnizohet nga Liqeni i Gazivodës. Projekti, po ashtu, përmban investime për mbrojtjen e kanalit të Ibrit.

Përveç Prishtinës, problemin e furnizimit me ujë me këtë projekt e zgjidhin edhe Podujeva, Fushë-Kosova, Graçanica e Lipjani. /koha/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit